Kronikë

Operacioni antidrogë, zbardhen emrat e të shoqëruarve! 4 janë kapur, njëri u arratis nëpër rrugica me kuti picash në duar, brenda kishin kokainë

27 Korrik 2021, 20:19| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 21:02

  • Share

Erjon Prengaj, Gentjan Kore dhe Taulant Çoku janë 3 personat e tjerë që janë shoqëruar nga policia gjatë operacionit antidrogë të zhvilluar ditën e sotme në Tiranë. Në total janë shoqëruar 4 persona dhe një i pestë ka mundur të shpëtojë, duke u larguar mes rrugicave në zonën e "Varrit të Bamit", gjatë operacionit antidrogë të zhvilluar nga policia në Tiranë. Erjon Prengaj dhe Altin Gega kanë qenë në makinë dhe janë neutralizuar pas tentativës për t'u arratisur me makinë. Gentjan Kore dhe Taulant Çoku janë kapur nga policia rreth e përqark vendin ku ndodhi përleshja, kryqëzimi i rrugës "Kujtim Laro" dhe "Xhanfize Keko". Personi i pestë që ka mundur të arratiset nuk është arritur të identifikohet nga blutë. Gjatë vrapit në rrugica kishte me vete dy kuti picash, të cilat i la poshtë një automjeti dhe u zhduk. Në njërën prej tyre, policia gjeti dhe sekuestroi sasinë e lëndës narkotike të llojit kokainë. 


Lajmi kryesor:

Tiranë/ 1.2 kg kokainë në kuti picash, goditet grupi i shpërndarësve të 'maskuar', 4 të shoqëruar! Videoja kur u ikin policëve, kapen për disa minuta! Efektivët shtrinë barkas gazetarin


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?