Mbi 6000 forca policie dhe 75 dronë të cilësisë së lartë janë angazhuar për të zbuluar dhe shkatërruar parcelat me kanabis në kuadër të operacionit policor që vijon në të gjithë vendin.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh i vendosur se lufta kundër kultivimit të kanabisit do të vijojë.
“Lufta kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike do të jetë sistematike. Shqiptarët presin një pastrim të territorit tonë nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike.Kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka qenë një burim financash për organizatat kriminale. Ky burim duhet shuar përfundimisht. Goditje të tjera më të forta po vijnë”, shkruan Balla në një postim në facebook duke publikuar dhe video të operacionit.
Gjatë kësaj jave janë asgjësuar rreth 17000 bimë cannabis sativa dhe 100 kubikë të kultivuar me fara të kësaj bime, si dhe janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Parcelë me kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr, arrestohen 3 ushtarakë, nën hetim komandanti dhe zv.komandanti! Ministria i pezullon
S.G/ReportTv.al