20 kamera të tjera që shërbenin si ‘sytë e krimit’ janë çmontuar ditën e sotme nga policia e shtetit teksa operacioni ‘Fijet’ ende vijon. Në total, numri i kamerave të çmontuara ka kapur shifrën 548 në të gjithë vendin. Kësaj radhe, kamerat ishin vendosur në qarqet, Dibër, Korçë, Tiranë e Durrës.
Pas çmontimit të kamerave, janë vënë nën hetim 8 persona të tjerë, duke kapur shifrën e 116 personave që janë duke u hetuar nga blutë për qëllimin e vendosjes së kamerave.
Zonat ku janë çmontuar kamerat e sigurisë në qytetet përkatëse:
-Në Peshkopi, në vijim të kontrolleve në terren, u çmontuan dhe 7 kamera të instaluara në kundërshtim me ligjin, si dhe u iniciuan hetimet për R. D.Në total, deri më tani, në qarkun Dibër, janë çmontuar 13 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 5 persona
-Në qytetet Korçë dhe Pogradec, në vijim të kontrolleve janë çmontuar dhe 6 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 3 personat me iniciale S. M., J. Xh., A. Ç. dhe Th. M. Në total, deri më tani, në qarkun Korçë, janë çmontuar 67 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 23 persona.
-Në Tiranë janë çmontuar dhe 4 kamera dhe janë iniciuar hetimet për E. Ll. dhe E. C. Në total, deri më tani, në qarkun Tiranë, janë çmontuar 224 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 46 persona.
-Në Durrës në vijim të kontrolleve janë çmontuar dhe 3 kamera dhe janë iniciuar hetimet për D. M. Në total, deri më tani, në qarkun Durrës, janë çmontuar 57 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 12 persona.
Që prej fillimit të operacionit “Fijet” policia ka asgjësuar 548 kamera sigurie të vendosura pa leje dhe me synim spiunimin e grupeve rivale dhe efektivëve të policisë. Nën hetim, në 9 qarqe ku operacioni është shtrirë janë vënë 116 persona, një pjesë e madhe e të cilëve me precedent të theksuar kriminal. Emra si Plaurent Dervishaj, Avdylajt e Shijakut, Saimir Taullau në Lushnje, e më gjerë.