Policia ka vënë në pranga një 42-vjeçar, si autorin e vjedhjes së 4 makinave gjatë 9 muajve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "FOUR", ku u vu në pranga Elton Tafa, 42 vjeç, banues në Kashar, Tiranë.
Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara gjatë hetimeve dyshohet se ky shtetas është autor i katër vjedhjeve, vjedhja e fundit ka qenë ditën e djeshme (19 tetor), ku 42- vjeçari ka vjedhur automjetin tip "Peugeot" të cilin e braktisi në plazhin e Vilë Bashtovës, pasi u diktua nga shërbimet e Policisë.
Po ashtu, 42 vjeçari është edhe autor edhe i tre vjedhjeve të automjeteve, të tjera në Rrogozhinë dhe Kavajë.
“Ditën e djeshme ka vjedhur automjetin tip "Peugeot" të cilin e braktisi në plazhin e Vilë Bashtovës, pasi u diktua nga shërbimet e Policisë dhe pas disa orësh u kap dhe u vu në pranga. Po nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i tre vjedhjeve të automjeteve të ndodhura më parë, konkretisht. Më datë 25.02.2024, ka vjedhur automjetin tip "Ford", në Rrogozhinë. Më datë 20.08.2024, ka vjedhur automjetin tip "Chevrolet Matiz", në Luz të Madh, Rrogozhinë. Më datë 18.10.2024, ka vjedhur një automjet tip "Renault Tëingo, në lagjen nr. 2 Kavajë”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja".