Kronikë

Operacioni humanitar edhe në rrethinat e Kukësit, Gjici: Asnjë familje nuk do të mbetet pa u ndihmuar

4 Prill 2020, 11:22| Përditesimi: 4 Prill 2020, 11:25

  • Share

Pas ndihmave në qytet bashkia e Kukësit këtë herë është munduar të zgjerojë disi hartën duke shkuar më tej. Operacioni humanitar është shtrirë edhe në fshatrat e njësisë administrative, ekzaktëissht në Kolsh, për të cilën foli edhe kryetari i bashkisë Safet Gjici, sipas të cilit asnjë familje në nevojë nuk do të mbetet pa u ndihmuar.

Gjici vizitoi familjen e Hasan Lleshit në njësinë administrative Kolsh, i cili më herët kishte patur një aksident, ç'ka i ka vështirësuar mundësinë të kujdesej për familjen e tij.

Kreu i bashkisë tha se ekipi i patronazhit i vendosur nga bashkia Kukës kujdeset çdo ditë për këtë familje dhe familjet e tjera në nevojë, duke u siguruar atyre ushqime dhe medikamente.

“Jemi çdo ditë derë më derë për të moshuarit e Kukësit që janë vetëm. Askush nuk do jetë vetëm në qytetin tonë,”- tha Gjici. Më tej, ai theksoi se strukturat e bashkisë kanë bërë të mundur dërgimin në banesë të pensioneve për çdo pensionist.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?