Operacioni i AMP-së në Rinas/ Ekspertët në 'Studio Live': U cënua siguria kombëtare! Ata që u kapën kanë dashur të shtojnë para për veten e tyre

5 Qershor, 18:51| Përditesimi: 5 Qershor, 19:34

  • Share

Tirane- Një sipërmarrës dhe 8 kontrollorë të policisë kufitare në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit janë vënë nën akuzë pasi prokuroria zbuloi skemën për të favorizuar daljen nga vendi të personave të cilëve u është ndaluar udhëtimi për në vendet e Bashkimit Europian.

Në ‘Studio Live’ të Report Tv, me gazetar Arbër Hitaj ekspertët Fatjon Softa dhe Ergys Muzhaqi shprehin shqetësimin se kemi të bëjmë me elementë të cënimit të vlerave kombëtare.

Softa shprehet se Aeroporti i Rinasit ka pasur problematika edhe më parë, ndërsa ky rast sipas tij ku efektivë ndihmonin në kalime të paligjshme të kufirit, ka cënuar vlerat kombëtare.

'Policia Kufitare është kryesore, shumë e rëndësishme. Janë siguria e portave të një vendi. Dhe portat janë portet aeroport dhe pikat e kalimit. Nuk është rasti i parë dhe ky rast është flagrant që shpesh emërimet vertikale që nga drejtuesit e komisariatit deri tek baza për kualitetin e personave dhe përkushtimin.

Kemi 8 persona këtu, që në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përfituar edhe vlera monetare në shkëmbim të shkeljes së detyrave dhe funksioneve në paligjshmëri. Rinasi ka pasur paligjshmëri edhe më parë. Pavarësisht nga niveli i cënimit, kemi elementë të cënimit të vlerave kombëtare.

Këta kanë lejuar persona, si njëri me arrest shtëpie është lejuar të iki në Francë, apo raste kur fëmijë apo persona që duhet të shoqërohen duhet një prokurë. Kanë qenë këto shkelje, por edhe raste të trafikut të lëndëve narkotikëve. Janë elementë që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. Këta sisteme duhet të kontrollohen', tha Softa.

Muzhaqi thekson se policia kufitare e Rinasit ka qenë ndër më të mirat në rajon dhe tashmë ka rënë disi edhe prej bjerrjes në totalitet të policisë së shtetit.

'Është për të ardhur keq, sepse policia kufitare ka ndryshuar renditjen. E kemi pasur policinë kufitare më të mirat në rajon. Ka qenë ndër më të strukturuarat deri në 2013 para qeverisjes Rama. Edhe tani ka aftësi profesionale. E gjithë ky kriminalizim të segmenteve të caktuara, persona të rëndësishme kanë arritur të kriminalizohen do reflektohen në sektor të ndryshëm.

Është element prapavije, nuk është se aty bëhet tregtia e drogës masive, por ekziston si prapavijë që të lehtësohen gjithë këto që përmenden. Gjithë ajo sasi kanabisi nga Shqipëria në vende të Europës apo anasjelltas edhe para që kanë hyrë, me pikat e kalimit kufitar të ligjshëm. Këta çuna që janë kap kanë dashur të shtojnë lekë për veten e tyre. E shoh për përfitim personal. Mund të ketë pasur edhe lidhje jashtë.

Është për të ardhur keq, nga ku kemi qenë e ku jemi në totalin e policisë. Ka raste  ku dikush me dashamirësi mund të ndihmojë raste emergjente kalimin më të thjeshtë. Ka mundësi një oficer i pikës kalimit të bëjë nder, jo krim. Ky është krim i hapur dhe mund të jetë kthyer në fenomen në pika të tjera', shprehet Muzhaqi.

AMP dje ekzekutoi masat për 7 efektivë, ndërsa një tjetër është ende në kërkim. Për 3 nga efektivët është caktuar masa arrest në shtëpi, 4 detyrim paraqitjeje dhe 8 të tjerë janë në hetim në gjendje të lirë.

Ndërsa masë sigurie arrest në burg i është komunikuar edhe ish-kreut të Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejmanaj, i cili ndodhet në qeli pasi u kap më 21 maj duke transportuar 1 kg kokainë. Sulejmanaj në bashkëpunim me 8 efektivët e Rinasit kalonin drejt vendeve të BE qytetarë të deportuar apo me probleme të tjera kundrejt ryshfetit nga 50 deri në 500 euro.

Ora 19:23
Arrestimi i Pjetër Pacanit pas 13 vitesh në kërkim, eksperti: E çuditshme, gjithë këto vite ka jetuar me arsenal armësh

Në Studio Live, eksperti Fatjon Softa komentoi edhe arrestimin e Pjeter Pacani, i dënuar 25 vite për vrasje nga Gjykata e Shkallës së Parë, pasi vrau dy persona në vitin 2011.

Që prej asaj kohe ai ka qenë në kërkim, dhe vetëm 1 ditë më parë ai u arrestua në Fier. Për Softën është e çuditshme se si ky person ka qenë në kërkim dhe ndërkohë ka jetuar brenda vendit.

'Është një person që në 13 vjet i është shmangur mundësisë për tu arrestuar. Jetoka në territorin shqiptar dhe është e çuditshme që nuk dihej informacion për të. Iu gjetën armë tipike për territorin shqiptar. Jetonte në një banesë, kush është pronari, është ky apo jetonte me qira. Është sukses patjetër. Por edhe amët duhen ekzaminuar. Pse i mbante këto armë? 13 vjet të jetosh me këto armë. Ka jetuar me një arsenal armësh. 13 vjet ka jetuar me këto armë, përveç dënimit por edhe të përgjigjet për këto 13 vjet, kush e ka ndihmuar.'

Ora 19:02
Portali denigrues ndaj drejtuesve të policisë, Fatjon Softa: Mund të jetë dhe gjobvënie

 

Eksperti i sigurisë në Studio Live dha edhe një koment ndër të tjera për rastin e lajmeve të rreme përmes një portali të hapur nga një drejtues i AMP-së i cili denigronte figura të larta të policisë së shtetit.

'Ishte rast që tregon se brenda strukturuar ka dhe persona që përdorin portale për presion, por mund të jenë edhe për gjobëvënie. Shpesh këto portale kishin informacion për persona brenda policisë. Duke përfituar nga agjenci që kanë akses në informacion i kanë përdorur. I kanë denigruar drejtuesit e lartë për të bërë karrierë. Janë përdorur për qëllime të caktuara por nuk dimë se kush janë qëllimet. Jemi sot në një luftë hibride. Puna e policisë gjatë 2023 e deri tani ka disa rezultate të arritura.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?