TIRANË- Një prej personave të arrestuar në operacionin "e dështuar" të operacionales së Tiranës, në vendin e quajtur "Varri i Bamit", është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit të Tiranës.
Taulant Çoku, është i vetmi që ka lënë qelinë, ndërsa nga "arrest në burg", Apeli i Tiranës ka caktuar për të masën e sigurisë "detyrim paraqitje". Të gjithë personat e tjerë të arrestuar në operacionin anti-kokainë të grupit që kishte në kontroll zonën, Gentian Kore, Altin Gega dhe Erjon Prengaj janë lënë në burg nga Shkalla e Dytë e Gjykatës së Tiranës. Taulant Çoku, që në deklarimet e para para grupit hetimor ka deklaruar se ka qenë në brendësi të biznesit që jepte makina me qira për punët e tij, dhe se nuk kishte asnjë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike që bëhej nga anëtarët e tjerë të grupit.
Si u zhvillua operacioni?
Gjithçka ka ndodhur rreth orës 13:00, në rrugën “Kujtim Laro”, Tiranë, thuhet në dosjen hetimore të siguruar nga gazetari Sokol Dema. Aty është parë Gentian Kore dhe tre persona të tjerë që hynin dhe dilnin nga dyqani i pikës së makinave me qira të Gentian Kore. Këto persona ishin me një makinë autoveturë, të markës Volvo, me targë DO XC 500. Në një moment pasi hynë këto persona në dyqanin e pikës së dhënies së mjeteve me qira, vjen dhe një makinë tip autoveturë, e markës Volsvgen, me targë AA573SO, nga e cila zbret një djalë me dy kuti picash në dorë dhe futet në dyqanin e dhënies së mjeteve me qira të Gentian Kores. Duke pasur dyshime se djali me kuti picash mund të kishte sjellë lëndën narkotike, është vendosur ndërhyrja në këtë ambient me qëllim kapjen në flagrancë të gjithë këtyre personave së bashku me lëndën narkotike.
Siç thuhet në dosje, efektivët e policisë janë afruar për të hyrë në dyqan, me jelek me mbishkrim policia dhe në ato momente janë larguar me vrap të gjithë personat që ndodheshin aty. Mirëpo te dera është bllokuar Gentian Kore, ndërsa pak metra me tutje ku ishte automjeti tip Volvo me targë DO XC 500, janë bllokuar Altin Gega, Erjon Prengaj dhe më pas Taulant Çoku. Djali me kutinë e pica i identifikuar si Eduard Perhati është larguar me vrap mes pallateve në rrugën “Gjolek Kokona”, dhe pranë një klinikë dentare, ka hedhur poshtë një makine të parkuar dy kutitë e picave duke iu shpëtuar policisë. Në njërën nga kutitë e picave është gjetur një pako me letër celefoni transparente, në formë drejtkëndëshi si tullë, brenda të cilës ka material pluhur të ngurtësuar, me ngjyrë të bardhë të dyshuar si lëndë narkotike Kokainë.
Ky operacion i vuri Forcat e Operacionales në qendër të kritikave për shkak të paaftësisë së tyre të treguar, për mungesën e profesionalizmit, e për këtë arsye ndaj tyre SHÇBA ka nisur një hetim disiplinor. Hetimet janë shtrirë edhe nëse ka pasur dekonspirim lidhur me këtë operacion.
Une nuk kam pare operacion te deshtuar ku kapen droge, arme dhe kriminela! A na e shpjegon pak se si paska qene i deshtuar operacioni i policise kur i paska kap te gjithe?
PërgjigjuTa thot lala ty pse I deshtuar. U iku tipi me Benx.u iken edhe ata te tjeret.pra u dhan koh te fshihnin cdo gje kompromentuese.jau kapen gje ne dor kokainen atij picajolit?jo. Pra sesht prov se ishte I tij .ligjerisht.a ishte TV me makina gjat operacion?kush I lajmeroi? Operacion I dekonspiruar e ka marr vesh kameramani no me personat qe po ruheshin.vazhdoj edge me po deshe sepse ligjerisht ata skan kapur asnje ne flagranc e me asgje ne dor. Max we mund te akuzohen kundershtim ngmdaj punonjesit te policis dhe rezistenc ndaj arrestimit.rezistenca bie me 1 avokat kodosh sepse ata as I qelluan e as I shan policat por vetem iken me vrap te fiksuar.keshtu e ha vetem shoferi I benxit per mosbindje.ai u vetdorezua massi kishte zhdukje provat me sebepin ishte trem se mos ishin handout makinash.se dim plot raste qe Jan vjedh e grabit banka me uniforma policie.pra ti akoma mendon se nuk esht aksion I deshtuar?