Gazetari i 'Report Tv', Arsen Rusta ka bërë me dije të tjera detaje për atë se çfarë shkoi keq në operacionin e dështuar të Policisë, që u zhvillua një dite më parë te "Varri i Bamit". Rezulton se ka patur një plan operacional, pasi ky grup i shpërndarjes së drogës ka qenë në ndjekje nga policia prej disa kohësh, por që nuk u zbatua siç duhej nga efektivët në terren.
Ditën e djeshme, Forcat Operacionale të Tiranës ndërhynë në kushtet e flagrancës, pasi po transportoheshin me dy kuti picash një sasi prej 1 kilogramë e 128 gramë kokainë. Në momentin që u neutralizuan dy persona dhe u lokalizua një i tretë, Policia ka hasur në kundërshtimin e Gazmir Canit. Ai ka refuzuar të hapë dyert e automjeti tip 'Benz' dhe të dalë nga makina, ndërsa nuk i është bindur as postbllokut për të ndaluar.
Ka qenë pikërisht ky moment ku, sipas hetimeve të SHÇBA, plani operacional nuk është zbatuar siç duhet nga agjentët, pasi ata kishin si logjistikë motorë e automjete për t'i vendosur si bllokadë, për të ndaluar automjetin e Canit, që u kap disa minuta më vonë në një zonë tjetër të Tiranës.
SHÇBA dhe prokuroria, pritet që sot pasdite të kenë një raport final mbi veprimet e efektivëve të pranishëm në operacion, për t'ja dorëzuar Veliut që do të marrë masat për efektivët. Gazetari Rusta bën me dije se prite pezullimi i disa prej efektivëve për mosrespektim të planit operacioni dhe për sjelle joprofesionale, ku në momentin e largimit të personit të dyshuar, ata i 'hakërrehen' gazetarit Ergys Gjençaj, i cili po filmonte aksioni, duke e shtrirë barkas në rrugë.
Lajmi kryesor: