Shtatë persona janë arrestuar pasi një jaht që dyshohet se transportonte emigrantë u ndalua në Kanalin Anglez.
Varka, e cila kishte ardhur nga veriu i Francës, u kap nga një mjet i Forcës Kufitare pranë Ishullit të Uajt (Isle of Wight) pasditen e së dielës, njoftoi Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).
Anëtarët e ekuipazhit, dy shtetas ukrainas të moshave 43 dhe 37 vjeç, u arrestuan me dyshimin për ndihmë në imigracion të paligjshëm.
Pesë pasagjerët – katër shqiptarë dhe një shtetas vietnamez – u ndaluan gjithashtu, në bazë të ligjeve të emigracionit.
Hetuesi kryesor, Julian Harriman, deklaroi: “Kjo operacion ishte pjesë e një hetimi të vazhdueshëm të NCA-së, i udhëhequr në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore franceze dhe Xhandarmërinë Kombëtare të Francës.
"Lufta kundër bandave të trafikimit të njerëzve mbetet prioritet për Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar."
Të shtatë të dyshuarit ndodhen ende në paraburgim. Jahti është dërguar në Marinën e Gosportit./ BBC
Komente
