Operacioni i IKMT në ‘Prestige’, PD kërkon seance dëgjimore te 'mediat': U godit fjala e lire! PS: Është çështje ndërtimore

6 Shtator 2022, 12:02| Përditesimi: 6 Shtator 2022, 16:00

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar një seancë dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Informimin Publik për goditjen e grupit mediatik në pronësi të Irfan Hysenbelliut. Ato kërkojnë të thirren drejtuesit e grupit mediatik në lidhje me sulmin që është bërë nga qeveria, referuar operacionit të IKMT-së për prishjen e pishinave në resortin ‘Prestige’. Për opozitën, kjo është një sulm për fjalën e lirë.

“Jemi dëshmitarë sa brutale ka qenë. Kur duan këta betonierët e tyre i mbajnë 24 orë. Kur duan ta frustrojnë një biznes shkojnë çdo ditë e nga pak. Panorama, Neës 24 dhe BallkanËeb janë të paktat media që kanë mbetur paksa të lira.

E kemi për detyrë ta mbrojmë. Nuk mbulohet media në Shqipëri. Ti atje e cenon. Nuk mund të shkonte direkt në Neës 24 sepse do bëhej flagrante fare. Janë mbushur gazetat e botës ma matrapikun tuaj. Hallin e keni te sinjalet. Është ndër të paktat televizione që ia ka hapur dritaren opozitës për të gjitha skandalet që kemi renditur. Nuk e di a kanë dëshirë të vijnë apo jo. Ne duhet t’i krijojmë mundësi grupit mediatik.

Pse kaq shumë brutalitet kur qeveria është e zonja të gjejë forma të tjera të paktën me grupet medaitike. Ne nuk jemi avoketër të së keqes. Kur vjen puna te media e lirë kemi për të detyrë të jemi të gjithë bashkë. Në këtë pikëpamje e shoh këtë gjë. Ky është sulm i hapur për grupin mediatik”, tha deputetja Flutura Açka.

“Meqë kërkoni dokumente, unë këtu kam një letër të Ministrisë së Financave me numër protokolli, ku i kërkohet Neës 24 të lërë godinën, ndërkohë që nuk merret fare paraysysh investimi që është bërë atje dhe që e ka tejkaluar vlerën disa herë”, tha deputeti Luçiano Boçi.

Përgjigjen për këtë kërkesë nga socialistët e dha nënkryetari i Komisionit, Petro Koçi i cili tha se çështja shkon përtej medias. 

“Nuk është vetën me mediat, nuk janë bërë për mediat, është çështje ndërtimore, urbanistike, kështu që ne hajde kërkojmë informacion, të mos themi, se dikush ka marrëdhënie me një pronar mediash dhe e sjell këtu në Komision, nuk është korrekt, të marrë informacion dhe nga grupi mediat, i kërkojmë informacion, Ministrisë së Brendshme, Tatimeve dhe pronarin, se kjo është shumë praktike”, tha KoçI.

Këto reagime vijnë pasi IKMT-ja ka shembur 2 pishinat të resortit “Prestige” tek Mali i Robit në Durrës, të cilat kanë bllokuar 4.000 metra katrorë të plazhit. Disa përfaqësues të grupit editorial thanë se pishinat nuk janë abuzive në vijim të polemikave pas aksionit të IKMT për prishje 2 pishinave, News 24, media e pronarit të hotelit Irfan Hysenbelliu, hodhi një akuzë tjetër në drejtim të Qeverisë dhe Kryeministrit Rama. News 24 ka publikuar një letër ku nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave i kërkohet shoqërisë ‘Focus Media News’, të lirojë godinën në të cilën ky televizion qëndron prej 20 vitesh. Për këtë reagoi edhe Ministria e Financave e cila tha se kontrata me kompaninë ka përfunduar prej muajit korrik dhe se gazetar Panorama, pjesë e kompanisë nuk ka paguar qiranë prej 6 vitesh.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?