Familjarët e disa prej të arrestuarve nga operacioni i policisë në Elbasan ndodhen para komisariatit ku po kërkojnë lirimin e të afërmve të tyre. Në intervistën e dhënë për mediat, ata shprehen se nuk kanë pasur asnjë dijeni për operacionin policor dhe mohojnë që të afërmit e tyre të kenë lidhje me aktivitete kriminale.
“U trembëm, erdhën aty edhe na hynë në shtëpi. E shoqëruan se sipas tyre ka kryer trafik droge. Kontrolluan në shtëpi dhe nuk gjetën asgjë. Jetojmë në kohën e kriminelave dhe diktaturës, janë bërë më keq se Putin atje që po vret njerëz”- u shpreh e ëma e një prej të arrestuarve.
“Njëri ishte civil, jam shefi i krimeve të rënda më tha ai. Te ne e gjetën tek fukarenjtë. Duhet të sqarohet prindi se çfarë paska bërë fëmija. Ne punojmë për bukën e gojës. Nuk kishin urdhër për të hyrë në banesë”-thanë familjarë të tjerë.
Lajmi kryesor:
Elbasan/ Goditen 4 banda të trafikut të drogës: 45 të ndaluar, transferohen në Tiranë, 7 në kërkim! Sekuestrohen 51 mln lekë, kokainë e heroinë! Ja të gjithë emrat
B.V//ReportTv.al