Policia Rrugore e Kryeqytetit, gjatë javës ka arrestuar 37 drejtues mjetesh.
Rrugorët e kryeqytetit kanë arrestuar 37 drejtues mjetesh, gjatë javës.
Në funksion të kontrolleve të alternuara parandaluese janë verifikuar dhe:
Nga 37 drejtues, 19 ishin në gjendje të dehur, 16 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Janë pezulluar 157 leje drejtimi, nga të cilat 53 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 70 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 34 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Janë proceduar administrativisht 158 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
Janë proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për shkelje semafori.
Janë proceduar administrativisht 213 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.
Janë proceduar administrativisht 115 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
Gjithashtu janë proceduar administrativisht 2292 mjete, për pushim dhe qëndrim të gabuar.
Policia ka shtuar kontrollet parandaluese për verifikimin e drejtueseve të mjeteve pas përdorimit të pijeve alkoolike, të papajisur me leje drejtimi, me shpejtësi mbi normat e lejuara, shkeljet e semaforëve etj.