Hetimet për grupin kriminal kanë nisur nga SPAK që në muajin prill të këtij viti. Në një njoftim zyrtar për mediat, SPAK njofton se 4 kanë rënë në pranga, përfshirë këtu Erzen Breçanin, ndërsa djali i tij dhe 5 të tjerë janë në kërkim.
Gjatë ekzekutimit të urdhër arresteve, SPAK thotë se janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.
"Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre" informoi sot SPAK.
Në operacion ka marrë pjesë Eurojust, Europol, Autoritetet Gjyqësore Franceze dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, franceze e gjermane.
Lajmi kryesor:
Akuza për grup kriminal dhe trafik kokaine nga Amerika Latine në BE, arrestohet Erzen Breçani dhe shefi i Krimeve Dedan Gjoni! Në kërkim Eralbi Breçani, Ervin Mata dhe 4 të tjerë
SI.E.//ReportTv.al