Operacioni i SPAK ku u arrestua Erzen Breçani, Balla: Janë ekzekutuar urdhër arrestet për të gjithë të dyshuarit që ndodheshin në Shqipëri

21 Nëntor 2023, 10:10| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 10:53

  • Share

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e SPAK, ku ra në pranga Erzen Breçani dhe shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Balla tha se policia ka ekzekutuar të gjithë urdhër arrestet për personat që ndodhen brenda territorit shqiptar.

"Gjej rastin të përgëzoj policinë për realizimin me suksese të plotë të ndalimit të personave që ndodhen në territorin e Shqipërisë, falënderoj për besimin dhe bashkëpunimin prokurorët e SPAK. Falë këtij besimi dhe bashkëpunimi, besoj që ndajmë vlerësimin që e kemi ngritur në nivel tjetër goditjen e krimit të organizuar në Shqipëri. Të përfshirë në vepra të rëndësishme penale, krime kundër personit, lufta kundër trafikut të drogave. Falë këtij bashkëpunimi me SPAK po çojmë në nivel tjetër procesin e vetëpastrimit në policinë e shtetit. Dosja në fjalë është një skaner i qartë i mënyrës se si vatra kanceroze brenda policisë, ndër vite, kanë shërbyer si shërbëtorë të krimit të organizuar. Një pjesë e operacioneve po kryhen falë bashkëpunimit me policitë dhe prokuroritë e vendeve partnere", tha Balla.

Nga 11 urdhër arreste të SPAK, 4 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa 7 janë shpallur në kërkim, me styre Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit. Ata nuk ndodhen në Shqipëri, 4 dyshohet se fshihen në Spanjë.


Lajmi kryesor:

Akuza për grup kriminal dhe trafik kokaine nga Amerika Latine në BE, arrestohet Erzen Breçani dhe shefi i Krimeve Dedan Gjoni! Në kërkim Eralbi Breçani, Ervin Mata dhe 4 të tjerë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?