TIRANË- Arrest me burg vendosi këtë të shtunë (12 korrik) Gjykata e Posaçme për 7 të prangosurit e operacionit të SPAK në 4 qarqet e vendit, që zbardhi 7 episode të trafikut ndërkombëtar të drogës, 3 episode ndikimi përmes ryshfetit në drejtësi dhe një tjetër të ish shefit të krimeve në Tiranë që bashkëpunonte me trafikantët.
Mes personave që dolën para gjykatës edhe Erjon Dani, ish shef krimesh dhe zv. Drejtuesi i komisariatit nr 3 në Tiranë, që akuzohet se ka nxjerrë të dhëna nga sistemi TIMS duke ua vënë në dispozicion anëtarëve të grupit kriminal.
Përveç Danit në burg u lanë Arjan Gjata, Vilson Roçi, Musa Gjikola, Akil Alushi, Jani Meçja dhe Selami Lushkaj.
Dy prej të arrestuarve iu është komunikuar masa në burg, përkatësisht për Selami Lushkën që ndodhet në qeli në kuadër të operacionit “Flakë në Det” si dhe për Jani Meçja, i dënuar me 8 vite burg për trafikim ndërkombëtar narkotikësh nga Siria në Turqi me destinacion vendet e BE-së dhe për grup kriminal. Edhe Akil Alushi, tjetër i prangosur rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëve. Edhe Musa Gjikola rezulton emër në dosje të mëparshme për vepra të ngjashme penale
Vijojnë të jenë në kërkim 6 personave, mes të cilëve Ledri Lulashi, Sokol Masha dhe Lorenco Çadri. Burime pranë organit hetues konfirmuan se dy nga të kërkuarit ka të dhëna që ndodhen në Dubai dhe të tjerë në vendet e Bashkimit Europian, nga të cilët janë edhe disa nga personat e dyshuar si organizatorë të aktivitetet kriminal.
Operacioni i SPAK i shtrirë në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë, shkatërroi grupet kriminale të zbuluara nga transkriptimi i bisedave në Skyecc.
Nga 7 episodet e trafikut të drogës në vitit 2020-2021 janë sekuestruar 3.585 kg kokainë, 701 kg canabis sattiva dhe 4.2 kg heroinë. Gjatë operacionit SPAK ushtroi 12 kontrolle banesash, automjetesh, dhe personash, ku sekuestroi 5 makina, 38.970 Euro, 8 telefona celularë (disa prej të enkriptuar), kokainë, armë, dokumente etj.
Vilson Roçi
Musa Gjikola
Akil Alushi
Jani Meçja
Selami Lushkaj
Erjon Dani
Sokol Masha
Lorenco Çadri
Komente
