Ish-deputeti i PS, Arben Ndoka
Report Tv mëson se është lëshuar masë siguire edhe për Xhevi Ndokën, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Edhe ky i fundit është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK të zhvilluar ditën e sotme.
Xhevi Ndokës i komunikohet masa e sigurisë në qeli, duke qenë se ndodhet në burg pasi është dënuar nga Apeli i GJKKO si pjesë e grupit që tjetërsoi 234 mijë metra katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun.
Apeli i GJKKO ka dënuar Xhevi Ndokën në total me 10 (dhjetë) vjet burgim, ndërsa po për këtë çështje është dënuar me 5 vite e 4 muaj burg edhe e motra Mimoza Ndoka.
Kujtojmë se për çështjen e tjetërsimit të pronave në Shëngjin është dënuar edhe ish kryetari i bashkisë së Lezhës, me Partinë Demokratike Fran Frrokaj. Ish- kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit nisën në 2017 kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipoteke në emër të disa familjeve të tjera. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe të madhe toke prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve.
Lajmi kryesor:
SPAK godet klanet kriminale, 43 urdhër arreste! Mes tyre për vëllezërit Duka, Avdylaj, Bami e Lul Berisha, ish drejtori i policisë Lezhë! Në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka! (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al