Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion

25 Nëntor, 19:01| Përditesimi: 25 Nëntor, 19:33

  • Share

Me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, u ndërmor sot një operacion blic në Elbasan për ekzkutimin e 19 urdhërarresteve dhe dy masa sigurie, ku në pranga ranë ish-gjyqtar, avokat, ish-shefi i krimeve.

Lidhur me këtë operacion u diskutua edhe pasditen e sotme në emisionin ‘Studio Live’, me gazetarin Arbër Hitaj, ku avokati Spartak Ngjela u shpreh se SPAK është duke vepruar. Sipas tij, pas krijimit të SPAK kriminaliteti në vend ka rënie.

‘SPAK është në veprim. Ka qenë shumë i shpërhapur krimi dhe korrupsioni, ka dëmtuar shumë vendin dhe psikologjinë e popullit sepse ka qenë i pakontrolluar krimi në Shqipëri . Tani ka një rënie pas daljes së SPAK. Ka rënie të kriminalitetit', tha ai. 

Teksa flitet se mund të ketë arrestime të tjera nga përgjimet e bëra nga aplikacionet Sky dhe Encrochat,  ai u shpreh se duhet që të shihen provat që do të dalin nga këto përgjime. 

'Varet sa të fortë janë provat. Duhet parë është ose jo provë, jo nga se është marr. Mos harroni që ka qenë Blinken që tha do ti hiqet korrupsioni Shqipërisë. Politika amerikane krijoi dhe mban SPAK për të krijuar një luftë të ashpër kundër korrupsionit. Ata që janë arrestuar, shihen. Nuk kanë qenë me Shqipërinë, do ti dëgjoni, do ti dëgjoni pse kanë punuar. Duhet të presim proceset gjyqësore që do të dalin provat’, tha ai.

Ngjela komentoi edhe protestën që u zhvillua pasditën e sotme për vrasjen e 14- vjeçarit Martin Cani, që u vra nga bashkëmoshatari i tij afër shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor. Ai tha se është shtuar kriminaliteti tek moshat e reja dhe duhet që të ketë hetim nga shteti.

 ‘Ajo ishte një ngjarje mes adoleshentëve, por si arrin që një i ri të bëhet vrarës kjo është e rëndë. Ata që e pësuan kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi. Po pse kriminaliteti ka kaluar deri në moshat e vogla, dihen motivet? Ne duhet që të presim deri në fund që të shohim se çfarë ka ndodhur, drejtësia kërkon impenjim shtetëror’, tha ai.

Sa i takon protestës së organizuar nga mbështetës të PD në Londër, teksa kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me shqiptarët që jetojnë aty më 24 nëntor, Ngjela u shpreh se protesta nuk kishte pjesëmarrës.

‘Nuk është se kishte ndonjë masivitet të madh, por po shohim se PD në Shqipëri nuk është në funksion të elektoratit të saj dhe të opinionit publik. Sa më shumë kalon koha aq më shumë kuptohet se ka nevojë për lider, ndryshe nga PS që është e strukturuar’, tha ai.

Avokati një koment e pati edhe për protestën e paralajmëruar më 26 nëntor nga opozita. Ai u shpreh se protestat drejtohen nga kreu i PD Sali Berisha, i cili është në regjim burgu. Sipas tij, PD është duke humbur përkrahjen me bllokimet e rrugëve, në një kohë që duhet të ishte në terren për zgjedhjet 2025.

‘Kjo është shkatërrim, pse duhet ta bllokosh kryeqytetin, do të marrësh pushtetin, i drejton Saliu po ai është në regjim burgu dhe ku dihet se si e ka optikën e tij. Ja dolën do ti shkaktojnë dëme qytetarëve dhe bizneseve, ca do të fitojnë. Ata s’kanë idenë, është humbje ekuilibri dhe janë në favor të PS këto. PD vijon që të humbas përkrahje. Pushteti merret me votë, në vend që të organizohet për zgjedhjet që po vijnë bëjnë këto. Sali është arrestuarit nga SPAK që e paguajnë ndërkombëtarët. Nuk arrijnë asgjë, dëmtojnë veten dhe kam përshtypjen që nuk do të dalin shumë’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?