Detaje te reja nga grupi operacioni i SPAK për goditjen e grupit kriminal në organin e drejtësisë konkretisht në Gjykatën e Krujës. I dënuari që pritej të lirohej ditën e sotme nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, Saimir Petani (Terkuci) vrau në 1995 shokun e tij me thikë. Fillimisht i hodhi granatë por kur ajo nuk shpërthru, ai e vrau shokun e tij me thikë. Gazetari Arsen Rusta, në një lidhje për “Repoltiix” në Report Tv raportoi se më 10 dhjetor 2020 Saimir Petani ka kërkuar ulje dënimi dhe seanca do të zhvillohej nga gjyqtarja Elisabeta Gjoni në Gjykatën e Krujës, por i nuk u paraqit në seancë dhe çështja është mbyllur. Më 18 dhjetor Saimir Petani kërkoi sërish seancë për ulje dënimi dhe këtë herë u sigurua që seanca të zhvillohej me Enkelejda Hoxhën e cila më datë 1 shkurt vendosi ta ulë dënimin në 90 ditë burg.
Saimir Petanin është i arrestuar për vrasje, i ekstraduar nga Itali për ekzekutimin e Romeo Beqirit, disa vite më parë.
Kanë qenë pikërisht këto lëvizje dhe seanca e sotme që priste ta nxirrte atë në burgu që ka bërë që SPAK të vepronte në mënyrë të menjëhershme duke arrestuar jo vetëm Enkelejda Hoxhën dhe Saimir Petanin, por dhe 11 persona të tjerë.
Lajmi kryesor:
Do lironte një tjetër të dënuar për vrasje për 12 mijë euro, gjyqtares Enkelejda Hoxha i vihen prangat në sallën e gjyqit! SPAK bastis Gjykatën e Krujës! Zbardhet SKEMA (EMRAT)
//ReportTv.al