Elvis Dervishi, Ervis Alisinanaj dhe Shkëlzen Ruska

Kronikë

Operacioni i SPAK/ Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim

2 Mars, 14:06| Përditesimi: 2 Mars, 14:14

  • Share

1740919346_ervisalisinanajerdithazizajelvisdervishi.jpg

Foto: Elvis Dervishi, Ervis Alisinanaj dhe Shkëlzen Ruska

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra tre shefat e komisariateve që ishin pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Dy prej tyre u vunë në pranga, konkretisht Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj, ndërsa Elvis Dervishi u shpall në kërkim. Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë ndaj këtyre punonjësve.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të zhvilluar nga SPAK, BKH, AMP dhe Policia e Shtetit, në funksion të procedimit penal nr. 169 të vitit 2022, ku gjatë operacionit u arrestuan dy punonjës policie dhe një tjetër u shpall në kërkim, ju informojmë se:

Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, bazuar në nenin 121 të Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe në nenin 222 të Rregullores së Policisë, ka bërë menjëherë pezullimin pa pagesë të tre punonjësve të policisë, konkretisht:

Shkëlzen Ruska, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë.

Ervis Alisinanaj, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Elvis Dervishi me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i shpallur në kërkim.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë ndaj këtyre punonjësve.


Lajmi kryesor:

Operacioni/ SPAK: Grupi kriminal trafikoi drogë me vlerë 1.7 mln euro nga Saranda në Greqi! 2 policë në pranga, pjesë e skemës edhe ish-efektivi që kandidoi me Berishën për Roskovecin


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?