Në kuadër të operacionit të SPAK që po zhvillohet në disa qytete të vendit është lëshuar urdhër arrest edhe për Armando dhe Elvis Ndrecën, bëjnë me dije burime për Shqiptarja.com dhe Report Tv. Të dy janë vënë në pranga.
Armando Ndreca është vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca, ndërsa Elvisi është djali i xhaxhait të ligjvënësit socialist.
Kujtojmë që Armando Ndreca u arrestua më 10 mars, me dyshimin se ishte i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike, pas zbulimit të një stani të kthyer në shtëpi bari në një fshat të Lezhës. Por Ndreca u lirua nga gjykata pasi nuk kishte prova që vërtetonin implikimin e tij në kultivimin e drogës, ku u arrestuan 2 persona.
Armando e Elvis Ndreca, dhe deputeti i PS Eduard Ndreca
Lajmi kryesor:
SPAK godet klanet kriminale, 43 urdhër arreste! Mes tyre për vëllezërit Duka, Avdylaj, Bami e Lul Berisha, ish drejtori i policisë Lezhë! Në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka! (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al