Operacioni i trombektomisë, Rakacolli: Po përgatitet stafi! Ministria e Shëndetësisë: Pritet aparatura! Autonomia në spitale do të shtrihet dhe në 5 spitale

7 Nëntor 2023, 16:58| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 17:21

  • Share

Procedura kirurgjikale urgjente jetë shpëtuese e Trombektomisë, mund të rikthehet në spitale në Shqipëri pas 16 vitesh mungesë. Zëvendësministrja, Mira Rakacolli, nga komisioni parlamentar i shëndetësisë tha se në pritje të aparaturës së Angiografit po përgatitet edhe stafi që ky shërbim të ofrohet 24 orë, siç është edhe domosdoshmëria.

“Realizimi i procedurës e Trombektomisë është një nga prioritetet. E ka plotësisht  të buxhetuar. Jemi në momentin që po presim aparatin bazë, Angiografi biplan, që realizon e trombektominë. Jemi në përgatitjen e e  burimeve njerëzore. Është një procedurë urgjente. Duhet të ketë një ekip që realizojnë trombektominë. Një ekip, jo vetëm 2 veta”, tregoi Rakacolli. 

Gjatë shqyrtimit në parim të projektligjit për buxhetin e vitit 2024, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu foli edhe për autonominë spitalore, e cila pas spitalit memorial i Fierit, mendohet që të shtrihet edhe në pesë spitale të tjera.

“Shtrirja e automisë spitalore do vijoje edhe në spitale të tjetra. Kemi 5 spitale në plan që është QSUT, spitali i Vlorës, spitali i Shkodrës, spitali i Lezhës, spitali i Durrësit. Gjatë vitit 2024 do të pajisen me kartën të e autonomisë menaxheriale. Ligji i ri mundëson fleksibilitetin e nevojshëm për financim si dhe mënyra të reja për organizim spitalor.”, tha Koçiu. 

Buxheti i vitit 2024 për Ministrinë e Shëndetësisë është 950 milion euro, më i larti akorduar ndonjëherë. Me këtë fond, Koçiu tha se do mbështesë sektorin në investime infrastrukturore, modernizimin e pajisjeve spitalore, por edhe shtresat në nevojë.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?