Kronikë

Operacioni kundër lojërave të fatit në Korçë/ Policia jep detaje: 10 të arrestuar, 3 prej tyre pronarë lokalesh! Ja çfarë u sekuestrua (EMRAT)

22 Mars, 10:53| Përditesimi: 22 Mars, 11:29

  • Share

Policia e Korçës ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar kundër lojërave të fatit në këtë qytet. Në pranga kanë rënë 10 persona, tre prej të cilëve pronarë lokalesh, të cilët u kapën në flagrancë operacionit duke organizuar dhe luajtur lojëra fati dhe duke vënë baste sportive. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9 monitorë kompjuterash, 13 aparate celularë, tableta, si dhe një sasi parash.

“Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me  Specialistët për Hetimin Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, me mbështetjen e Forcës së Posaçme "Shqiponja" në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Cazino”.

Në kuadër të operacionit masiv janë  evidentuar  dhe goditur 3 raste të lojërave të fatit nëpërmjet kompjuterave dhe aparateve celularë, ku është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 -K. L., 21 vjeç, Gj. P., 36 vjeç, dhe A. M., 57 vjeç banues në Korçë dhe Mborje, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe " Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara".

- L. M., E. R., E. S., E. K., M. K., R. M., dhe A. T., për veprën penale " Organizimi i lotarive të palejuara", të gjithë banues në Korçë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë  gjatë operacionit duke organizuar dhe luajtur nëpërmjet makinaleve lojra fati dhe duke vënë baste sportive.”, njofton policia. 

Në pranga kanë rënë: 
1. Klajdi Leka, 21 vjeç, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe " Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara"
2. Gjergji Panolli, 36 vjeç, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe " Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara"
3. Alfred Male, 57 vjeç, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe " Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara"
4. Leonard Muçollari, për veprën penale " Organizimi i lotarive të palejuara", të gjithë banues në Korçë.
5. Elton Ryka, për veprën penale " Organizimi i lotarive të palejuara", të gjithë banues në Korçë.
6. Elton Sovjani, për veprën penale " Organizimi i lotarive të palejuara", të gjithë banues në Korçë.
7. Ermir Kanollari, për veprën penale " Organizimi i lotarive të palejuara", të gjithë banues në Korçë.
8. Mateas Kanollari, për veprën penale " Organizimi i lotarive të palejuara", të gjithë banues në Korçë.
9. Rudenc Muçollari, për veprën penale " Organizimi i lotarive të palejuara", të gjithë banues në Korçë.
10. Agron Tushini, për veprën penale " Organizimi i lotarive të palejuara", të gjithë banues në Korçë.
 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 22/03/2025 14:42

    me duket ka te drejte braqe ti organizoje shteti bastet bingot dhe pokerin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?