Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje nga operacioni kundër trafikut të emigrantëve.
“Një tjetër hetim, për një periudhë një vjeçare, u zbardh aktiviteti kriminal i një grupi të strukturuar në trafikim të personave të rritur dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm territori. U identifikuan 26 shtetas, me role të ndryshe, të përfshirë dhe punonjës policie.
Me kërkesë të SPAK dhe GJKKO caktohen masat, arrest me burg, arrest shtëpie, pezullim nga detyra, për 24 persona në hetim dhe janë shpallur në kërkim dy prej tyre. Janë sekuestruar 13 mjete, 1 çifte, 5 armë, doza kokaine, dhe rreth 1 milion euro cash”, tha ai mes të tjerash.
Ja çfarë u sekuestrua
13 automjete të markave të ndryshme
50 telefona
3 pistoleta
1 çifte
50 fishekë
4 laptopë
5 kompjuterë
520 000 lekë
400 000 euro
700 000 dollarë amerikanë
4000 paund
Doza kokaine dhe cannabisi
Dhjetra dokumente të ndryshme.
Lajmi kryesor:
Goditet grupi që trafikonte emigrantë, 26 urdhër arreste, mes tyre 4 policë! Bizneset u siguronin kontrata fiktive pune, më pas aplikonin për vizë në BE! Sekuestrohen 1.1 mln euro e dollarë (EMRAT)
SI.E./ReportTv.al