Operacioni 'Metamorfoza'/ Astmer Bilali kërkon masë më të lehtë sigurie në Apelin e GJKKO! Do vriste Ibrahim Licin dhe dy të tjerë në varrimin e Indrit Rrajës

8 Gusht 2023, 11:44| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 14:15

  • Share

Astmer Bilali, një prej 6 të arrestuarve të “Metamorfozës”, nga anëtarë të bandës së Bajrave në Shkodër dhe zyrtar të lartë policie e prokurorie, ankimoi masën e sigurisë “arrest në burg” disa ditë më parë nga Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme. Ai i është drejtuar Apelit me pretendimin e ndryshimit të masës me një tjetër më të butë.

Astmer Bilali u arrestua si i dyshuar për organizimin e kushteve me qëllim vrasjen e Ibrahim Licit, të cilin e donte me çdo kusht të vdekur dhe në ndihmën e vrasjes së Dorian Dulit. Të dyja këto, SPAK zbuloi se ishin vrasje të organizuara nga Behar Bajri, por nuk u arritën të finalizoheshin me sukses.

Astmer Bilali, ish-boksier i njohur në Shkodër disa vite më parë, është me precedent të theksuar kriminal. Ai ka qenë personi kryesor i dyshuar për plagosjen e Hermes Beqirit në një lokal në Shkodër në vitin 2017. Për këtë ngjarje ai u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë. Në total në hetim për dosjen “Metamorfoza” janë 16 persona, të cilët duke bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal organizuan dhe finalizuan vrasjen e Gjin Boriçit në gusht 2020 në Vau Dejës dhe përgatiten terrenin për të vrarë edhe Ibrahim Licin, Dorian Dulin dhe Genc Tafilin, por nuk ia dolën.

Në pranga ra ish-drejtori i Operacionales, Oltian Bistri, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi njoftonte biznesmenin Pëllumb Gjoka për kontrollet e policisë apo e ndihmonte për bizneset e tij në lojërave të fatit. Gjoka, përveç kësaj, në dosje rezulton se kishte dijeni për çdo vrasje që do të kryente grupi Bajri, madje ishte autor i porositjes së eliminimit të Klaent Musabelliut, vrasje edhe kjo e pa finalizuar. Jo më pak i rëndësishëm në dosje është edhe prokurori Xhevahir Lita, i cili në kohën që ishte në Shkodër, kundrejt ryshfetit, liroi nga burgu Behar Bajrin, i cili menjëherë sapo doli ga qelia nisi planet për vrasjet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?