Arrestohet 'xhaxhai' nga Dibra, përfaqësuesi shqiptar i 'Ndrahgeta-s' për Ballkanin! Operacioni i nisur në 2007 solli sekuestrimin e 400 kg kokainë

24 Korrik 2020, 08:48| Përditesimi: 24 Korrik 2020, 15:13

  • Share

Dy persona, njëri prej të cilëve përfaqësuesi i 'Ndragheta-s' në Shqipëri, janë arrestuar nga policia si pjesë e një operacioni ndërkombëtar, të nisur që nga viti 2007, për goditjen e grupeve mafioze në fushën e trafikimit të drogave të forta. Në total së fundmi janë të arrestuar 6 persona, ndërsa operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica. Nga policia shqiptare janë vendosur në pranga Bujar Sejdinaj i quajtur "Xhaxhai", përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze "Bellocco". Bujar Sejdinaj ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë me qëllim ekstradimin, ndërsa cilësohet si përgjegjësi i Ndraghteta-s në zonën e Ballkanit. Po në kuadër të operacionit është bërë dhe arrestimi në Elbasan, më 26 maj 2020, i shtetasit Ardian Cekini, i cili ka qenë i shpallur në kërkim. Nga hetimet më pas ka rezultuar se ky person nuk ka qenë i përfshirë në grupin kriminal.

Bujar Sejdinaj i quajtur "Xhaxhai"

Në të njëjtën kohë në Argjentinë u bë arrestimi i shtetasve:
Ferdinando Saragò, i lindur në Rosarno më 12.05.1941, korrier dhe njeri i besuar i 'Ndrangheta mes Amerikës së Jugut dhe Kalabrisë. Rrjetet kriminale i drejtoheshin atij për nevoja të ndryshme operative dhe për transportimin e dokumenteve sekrete, Giovanni Di Pietro, i lindur në Romë me banim në Buenos Aires, ishte furnizues i drogës në Amerikën e Jugut, gjithashtu merrej direkt me eksportin e substanca narkotike.

Fabio Pompetti, i lindur në Argjentinë dhe i arrestuar gjatë një operacioni në vitin 2019, i akuzuar si pjesë e një grupi që merrej me pastrimin e parave që siguroheshin nga veprimtari të paligjshme duke anashkaluar kontrollet doganore. Për vite me radhë ai ishte edhe urë lidhëse i furnizuesve të drogës nga Amerika e Jugut me 'Ndrangheta-n.

Në Kosta Rika gjithashtu u arrestua edhe Jaco 'D'Agapiti Franco i lindur në Itali dhe i zhvendosur në San Josè në Costa Rica dhe që shërbente si një pikë referimi për eksponentët e bandës. Roli i tij ishte të lehtësonte hyrjen e kokainës në Itali, duke shfrytëzuar rrjetin e dendur të kontakteve dhe njohurive nga jashtë Italisë dhe ofrimin e mbështetjes logjistike për 'Ndranghetistët, falë disponibilitetit të strukturës së hotelit që ai kishte në zotërim.

Në vitin 2019, operacioni 'Magma 2007', kishte në shënjestër individët që kërkoheshin si pjesë e grupit 'Ndrangheta', për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Si pasojë e një bashkpunimi mes antimafias italiane, Interpol-it të disa vendeve dhe njësitë e specializuara, u çmontua klani i 'Ndragheta-s' në Itali dhe për pasojë u sekuestruan 400 kilogramë kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 400 kg kokainë, 30 kg hashash, 15 kg marijuanë, një automatik, tre pistoleta gjysmëautomatike, një silenciator dhe municion të kalibrave të ndryshëm.

Operacionet dhe hetimet pasuese mundësuan që policia të shkatërrojë plotësisht fisin e familjes Bell Bellocco ’Ndrangheta në Rosarno (Reggio Calabria) së bashku me degët e saj rajonale, duke arrestuar të gjithë anëtarët e lartë të familjes që veprojnë në të gjithë Italinë. Në total 45 persona.

I pajisur me burime të konsiderueshme financiare, klani Bellocco ishte i përfshirë në importimin e kokainës së Amerikës së Jugut me anije në Itali, veçanërisht nga Argjentina dhe Kosta Rika. Për këtë, grupi varej nga emisarët që udhëtonin shpesh midis bazës kalabreze të klanit Bellocco dhe vendeve furnizuese.

Këta të arratisur ishin në shënjestër nga kryeprokurori Reggio Calabria për të sjellë në gjyq 'të dyshuarit e Ndrangheta-a që përpiqen të shmangin drejtësinë duke ikur jashtë vendit.

Ora 13:00
Me nofkën 'xhaxhai', kush është dibrani që ishte caktuar si ambasadori i “Ndraghetës” në Shqipëri dhe Ballkan (FOTO)

1595588903_bujarsejdinaj.jpg

Ky që shihni në këtë foto është Bujar Sejdinaj ose “Xhaxhai”, i konsideruar si personi i kontaktit i grupit mafioz Italian “Ndragheta” në Shqipëri.

61-vjeçari, sipas gazetarit Elton Qyno, është nga fshati Ostren i Vogël i Peshkopisë por banues në Tiranë dhe është kapur dje nga policia e Shtetit, si pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar që trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Italisë dhe mandej në vendet e gadishullit Ballkanik, përfshirë dhe Shqipërinë.

Sipas policisë shqiptare Bujar Sejdinaj, i cili ishte “Ambasadori” i “Ndragheta” në Ballkan, së bashku me një shtetas tjetër Shqiptar nga Elbasani, i quajtur Ardian Çekini, dyshohet se kanë marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë.

Këtë operacion ata e kanë kryer dhe me persona të tjerë me shtetësi Italiane, që besohet se janë pjesë e klanit mafioz “Ndragheta” në Itali. Në kuadër të dokumentimit të këtij rasti të blerjes së 20 kg kokainë në Spanjë, ditën e djeshme policia arrestoi për qëllime ekstradimi në Itali, dibranin Bujar Sejdinaj.

Ndërkohë më parë në 26 maj 2020 në qytetin e Elbasanit policia arrestoi, Ardian Çekinin, i cili për këtë rast ishte shpallur në kërkim nga autoritet e drejtësisë Italiane. Të dy këta persona janë arrestuar me urdhër të autoriteteve italiane dhe pritet që në ditët në vijim të ekstradohen në Itali, për tu përballur me akuzat e ngritura për trafik droge dhe përfshirje në organizatë kriminale.

“…Bujar Sejdinaj i quajtur "Xhaxhai", përfaqësuesi i “Ndrangheta”-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze "Belloço". Bujar Sejdinaj ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë me qëllim ekstradimin, ndërsa cilësohet si përgjegjësi i Ndraghteta-s në zonën e Ballkanit…”-thuhet në komunikatën e policisë Shqiptare.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjollca: 25/07/2020 00:42

    KETA maloket merren me shitje droge,,,se nuk dine te bejne gje tjeter,,,,jane dembele,,dhe pa zanat,,,barinj delesh kane qene....jane fatkeqsia e kombit shqiptar...

    Përgjigju
  • Xxx: 24/07/2020 13:49

    Me siguri duhet te jete i LSI?

    Përgjigju
  • Www: 24/07/2020 13:44

    Ky maloku do boje burgun e bosave te vertet.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 24/07/2020 13:42

    Ky "Xhaxhai" dhe çekini elbasanit kane kane te hedhur mbi vete ndonje tis te nga "dora e ngrohte" e KLANSEKTIT PS,PD,LSI? Kete do kishte bere mire te na e sqaronte e informonte redaksia shqiptarja.com.

    Përgjigju
    • Qelbaniku: 24/07/2020 18:56

      Nuk ka per ta sqaru sepse temat delikate do ngelen gjithmone anonime

  • Agjenti: 24/07/2020 13:03

    Po prangat ku i ka more te paafte. A thu po shkonin per kafe.

    Përgjigju
    • Mirditor: 24/07/2020 14:46

      Ku ka mafie ka shfrytzim, ta din mire moshat e reja.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?