Mbrojtja Civile e Gazës e drejtuar nga Hamasi njoftoi se 44 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në Rrip mbrëmë. Ekipet e Mbrojtjes Civile transportuan në spitale të paktën 44 të vdekur, kryesisht fëmijë dhe gra, si dhe dhjetëra të plagosur, pas masakrave të reja të kryera si pjesë të opracionit pushtues në disa zona të Rripit të Gazës që prej mesantës së të hënës, tha për AFP zëdhënësi i organizatës.
Sidomos në Evropë operacioni i ri I Izraelit është kritikuar me tone të larta, mbi të gjitha nga Franca, Spanja dhe Gjermania e Holanda. Kjo e fundit sakaq, hodhi një hap më tej duke i kërkuar komisionit të jashtëm të BE që të marrë masa konkrete. Këtë e konfirmoi shefja e diplomacisë europiane Kaja Kallas këtë të martë kur tha se propozimi holandez kërkon rishikimit të nenit 2 të Marrëveshjes së Asociimit me Izraelin.
Kallas tha se do ta diskutojmë por se nuk mund të parashikohet rezultati. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së e tha këtë teksa mbërriti në Këshillin e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes ku bëri thirrje për një lirim më të madh të rrugëve për ndihmat humanitare.
"Ndihma duhet të arrijë në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur, ajo që po vjen tani nuk është e mjaftueshme, është një pikë në oqean, ka mijëra kamionë që presin", tha Kallas.
Ndërkohë OKB ngriti alarmin se në Gaza mund të vdesin 14 mijë foshnja. Zëvendësekretari I saj I përgjithshëm kërkoi nga izraeli një lejim masiv të ndihmave në të gjithë rripin e gazës.
Sipas tij organizatat janë në luftë me kohën dhe tha se emergjenca paraqitet në 48 orët e ardhshme. Tom Fletcher, i tha BBC se edhe pse Izraeli dha dritën jeshile për të lejuar më pak se 10 kamionë ndihma në vend - në fund të 11 javëve të një bllokade të re totale - ato përbëjnë një pike uji në oqean.
Komente
