Policia e Kosovës në Morinë

Operacioni në Morinë, në pranga 26 zyrtarë policorë të Kosovës

8 Prill 2022, 14:38| Përditesimi: 8 Prill 2022, 14:40

  • Share

26 kanë qenë zyrtarët e policisë së Kosovës që janë vënë në pranga nga operacioni i kryer në bashkëpunim me SPAK në Shqipërinë në pikën kufitare të Morinës.

“Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale është duke realizuar sot  operacionin e koduar me emrin “Pika 2” që ka filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit në Prizren respektivisht në pikë kalimin kufitar në Vërmicë. Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Hetuesit e IPK-së muaj më parë kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative lidhur me dyshimet për përfshirjen në aktivitetet të kundërligjshme të disa zyrtarëve policorë të punësuar në Drejtorinë Rajonale kufitare “Perëndimi” në Gjakovë respektivisht pikë kalimit kufitar në Vërmicë. Me autorizimin e Prokurorisë Speciale në kuadër të këtij hetimi nga hetuesit e IPK-së janë përshirë edhe masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit si dhe masat e nevojshme që të zbulojnë dhe të ruajnë gjurmët dhe provat tjera të veprave penale dhe sendet të cilat mund të shërbejnë si prova të cilat mund të përdoren në procedurë penale. Bazuar në këto veprime të suksesshme hetimore, IPK në kuadër të operacionit “Pika 2” ka arrestuar sot 26 zyrtarë policorë (duke përfshirë dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë), që të gjithë të dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “marrje e ryshfetit”. Nga realizimi i veprimeve hetimore nga hetuesit e IPK-së ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit në këtë rast janë të involvuar në veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit” dhe  “keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar” . Si pjesë e procedurave administrative nga IPK është dhënë edhe rekomandimi për suspendim nga detyrat e punës për zyrtarët tashmë të arrestuar”, njofton policia e Kosovës.


Lajmi kryesor:

Korrupsioni 'fshin' Drejtorinë e Kufirit në Kukës! Merrnin para në Morinë, 17 policë shqiptarë në pranga, 14 në ‘arrest shtëpie'! I pezulluar edhe drejtori Kaçorri! 26 të prangosur edhe në Kosovë


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?