Astmer Bilali, shënjestra e vrasësve të Arjan Ferracakut

Kronikë

Operacioni në Shkodër/ Pretendimi në gjyq: “Armët janë relike, fishekët i përkasin shtetasit Tur Davidi”

20 Shtator 2018, 13:12| Përditesimi: 20 Shtator 2018, 13:20

  • Share

Ekzekutimi në pritë i biznesmenit në Shkodër Arjan Verracaku solli një kundërpërgjigje të shpejtë të policisë kriminale të këtij qyteti dhe vetë prokurorisë. Kjo e fundit në 4 shtator ka marrë një vendim nga gjykata e Shkodrës, duke kërkuar nga policia e Shkodrës dhe RENEA, që të kryejë kontrollin e disa banesave në lagjet Dobraç dhe zonën kur qëndrojnë anëtarë të fisit Lici, zona këto me rrezikshmëri dhe që konsiderohen me risk për policinë lokale. Gjatë kontrollit të banesave nga efektivët e RENEA, janë arrestuar shtetasit Ilir Rustemi, Erogen Brajoviç, Astmer Bilali dhe Emrah Plaku.

Sipas dokumentacionit që zotëron “Shqiptarja.com” në banesën e shtetasit Ilir Rustemi policia ka arritur të sekuestrojë një bastun me ngjyrë të zezë, me dorezën e tij në formë kafke, ku pasi filetohet nga brendësia e tij del një teh në formë bajonete.Gjithashtu në banesën e Rustemit, policia arriti të sekuestrojë dhe një fishek me mbishkrimin “S&b 11”. Por nga ana e të arrestuarit Rustemi, u pretendua përballë gjykatës së Shkodrës se bastuni i gjetur në banesën e tij ishte një shpatë dekorative, për zbukurim. Nisur nga kjo situatë, gjykata ka caktuar masën e arrestit në burg 30 ditor për të arrestuarin Ilir Rustemi.

Fishekët e droga në shtëpinë e Bilalit del që i ka Tur Davidi

Gjatë mbrëmjes së kontrollit të banesave në Dobraç të Shkodrës, policia ka hyrë dhe ka ushtruar një kontroll të imtësishëm në banesën ku qëndron boksieri Astmer Bilali. Këtij të fundit policia i ka sekuestruar një arsenal të madh municionesh. Ku më konkretisht janë sekuestruar 765 fishekë automatiku, dy jelekë antiplumb, një thik, drogë dhe tre fishekë armë gjahu. Por gjatë dëshmisë së tij dhënë në gjykatën e Shkodrës Astmer Bilali, ka pretenduar se thika e sekuestruar në banesën e tij është një thikë relike, dekurative.

Sipas Bilalit, lënda narkotike dhe fishekët e gjetur në banesë, i përkasin shtetasit Artur Davidi, pasi këtij personi ja le në përdorim shtëpinë, pasi vetë Astmeri thotë se ikën me periudha të gjata në SHBA. Këtë pretendim Bilali e ka vërtetuar dhe me një deklaratë noteriale të lëshuar nga Artur Davidi, në datën 7 shtator 2018, i cili thotë se e përdor banesën e të dyshuarit Bilali, sa herë që ai largohet në Amerikë. Vetë Artur Davidi në këtë deklaratë noteriale thotë se droga dhe fishekën i përkasin atij. Nisur nga kjo situatë gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e arrestit në burg 30 ditor për Bilalin, ndërkohë ka kërkuar nga prokuroria e Shkodrës që të marë në pyetje Artur Davidin, të verifikojë kamerat e sigurisë së shtëpisë, nëse provohet se Davidi qëndron në shtëpinë e Bilalit ose jo.

Ekspertimi i pistoletës me ajër të Brajoviçit

Ndërkohë kontroll është kryer dhe në banesën e shtetasit Erogen Brajoviç, i cili gëzon dhe mbështetjen e komunitetit Malazez në Shkodër, madje ka qënë dhe anëtar i Kishit Bashkiak nnë Shkodër. Në banesën e tij RENEA sekuestroi 34 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 1.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një pistoletë me ajër, dhe një thikë. Pavarësisht këtyre provave, gjykata e Shkodrës ka urdhëruar që pistoleta me ajër ti nënshtrohet një ekspertimi teknik dhe balistik nëse është në gjëndje të qëllojë ose jo. Por deri në daljen e përgjigjes së këtij ekspertimi, gjykata ka caktuar masën e arrestit në burg 30 ditor për shtetasin e arrestuar Erogen Brajoviç.

Emrah Plaku i vetmi në burg

Personi i vetëm që është mbyllur në qeli nga gjykata e Shkodrës, është i arrestuari Emrah Plaku. Ky i fundit ka lidhje farefisnore me Bajrët në Shkodër dhe se gjatë kontrollit të banesës së tij policia ka sekuestruar disa fishekë dhe një automatik. Kaq ka mjaftuar që gjykata e Shkodrës të bindet dhe të caktojë masën e arrestit në burg për të ndaluarin Plaku. Pritet që në ditët në vijim katër personat e arrestuar nga policia, fill pas ngjarjes së vrasjes së Arjan Ferracakut, të dalin para gjykatës së Apelit ku do njihen me masën e sigurisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?