Operacioni në Skrapar, Çuçi: Operacione të tilla do jenë gjithëpërfshirëse! Ministria e Brendshme do angazhohet për shtrirjen e hetimeve

8 Janar 2021, 11:38
  • Share

1608650602_WhatsAppImage20201222at15.44.59.jpeg

Për operacionin e zhvilluar në SPAK ku u zbatuan 23 urdhër arreste për zyrtarë dhe efektivë policie në Skrapar ka reaguar Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Ai e konsideron një operacion të rëndësishëm dhe shpreh bindjen e Ministrisë së Brendshme për thellimin dhe shtrirjen e hetimeve në të gjithë Shqipërinë.

Është përmbyllur sot një operacion i rëndësishëm për goditjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit në vend. Ky hetim i iniciuar nga SHÇBA dhe i ndjekur në mënyrë profesionale nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e SPAK, u finalizua me ekzekutimin e 23 vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar. Përgëzime për strukturat e angazhuara në këtë mega-operacion, të shtrirë në kohë dhe në gjithë hallkat e zinxhirit, nga kultivuesit e bimëve narkotike, autoritetet lokale e deri tek zyrtarët e Policisë së Shtetit, që duke shpërdoruar detyrën u bënë palë në këtë aktivitet kriminal.

Shpreh bindjen dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme, për thellimin dhe shtrirjen e hetimeve gjithëpërfshirëse, për të goditur çdokënd që do të tentojë të përfshihet në paligjshmëri, duke i përballur ata me drejtësinë. Vetëm kështu do të ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt e më të mirë për të gjithë


Lajmi kryesor:

Skrapari si Lazarati/ Pamje si thahej kanabisi në një stallë lopësh! Telefonata e policit që dekonspiroi 'Guardia di Finanza': Merre Fuatin dhe thuaji të zhdukë drogën! SPAK 23 urdhër arreste


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?