Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 23 vjeçarin Gersian Picaku i cili është kapur me 1 kg kanabis.
I riu në kuadër të operacionit ‘Pako2’ është kapur gjatë marrjes së një pakoje kanabis nëpërmjet shërbimit postar.
Sipas njoftimit të policisë pakoja e kanabisit ka ardhur e trafikuar nga SHBA. Materialet u referuan në prokurori për vijimin e hetimeve.Njoftimi i policisë:
Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Pako 2”, kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga porositësi i pakos me rreth 1.07 kilogramë Cannabis.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, në vijim të operacionit policor”Pako 2” , si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin G. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se ka porositur një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis, të trafikuar nga ShBA. Pakoja u mor nga 19-vjeçari M. H, i arrestuar 3 ditë më parë, po në kuadër të këtij operacionit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Gjatë operacionit “Pako 1”, u arrestuan në flagrancë dy persona duke marrë në një degë postare në Tiranë, një pako me rreth 522 gramë Cannabis, me përqindje të lartë THC, që dyshohet se ishte trafikuar nga ShBA.
Komente
