Operacioni për goditjen e trafikut të armëve, avokati: Duhej ndërhyrë me Forcat Speciale, efektivët rrezikonin jetën! Softa: Të zbulohej pritësi

27 Maj, 19:02| Përditesimi: 27 Maj, 19:22

  • Share

Operacioni për goditjen e grupit kriminal të trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, ku u arrestuan 4 të rinj nga Kosova dhe u sekuestruan 10 armë, mund të kishte zbuluar edhe pritësit e pistoletave.

Eksperti për kriminalistikën Fatjon Softa, i ftuar në emisionin ‘Studion Live’ në Report Tv tha se policia duhet të kishte lejuar vazhdimin e operacionit dhe të kishte mbajtur në mbikqyrje mjetin me të cilin udhëtonin të rinjtë për të parë pritësit.

‘Mund të kishte një detajim se kush ishin pritësit. Rasti i dytë që sillen armë nga Kosova në Shqipëri. Duhet të kishte një linjë të dytë për të kontrolluar. Ata që e kanë bërë aksionin kanë qenë me shumë informacione. Kanë pasur informacion së ajo makinë ka armë në bagazh. Gjatë gjithë kohës mundësia e ndjekjes nga pika kufitare në pikën e ndjekjes ka qenë. Nga momenti i ndalimit mund ta mbajë nën kontroll dhe se kush mund të ishte pritësi i tyre.’- tha Softa.

Nga ana tjetër avokati Arbër Hoxha, kritikoi ndërhyrjen e policisë për të arrestuar 4 të rinjtë. Për gazetarin Arbër Hitaj, avokati u shpreh se ndaluan pa mbishkrimin policia e shtoi se duhej ngritur një plan për goditjen e tyre.

‘U ndaluan pa mbishkrimin polica apo diçka tjetër. për aq kohë sa janë mbajtur në mbikëqyrje policore nuk ka pse elementë të tillë që mund të jenë të rrezikshëm dhe mund të përgjigjen me zjarr të arrestohen në mënyrë të tillë dhe jo nga forca speciale. Policia e shtetit mund të kishte ngritur një plan më të mirë për të arrestuar këta persona në flagrancë. Persona të caktuar pa mbishkrimin policia janë munduar që të arrestojnë persona të tjerë dhe mund të kenë humbur jetën. Të marrin masa të caktuara që në momentin e arrestimit në flagrantë të ketë një plan më të mirë.’- tha Hoxha.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?