Operacioni për shkatërrimin e 4 grupeve kriminale, reagon Ministri i Brendshëm: Të angazhuar për të goditur çdo rrjet kriminal të trafikut të klandestinëve

19 Janar 2022, 12:14| Përditesimi: 19 Janar 2022, 12:15

  • Share

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me operacionin ndërkombëtar të Policisë së Shtetit për goditjen e një rrjeti kriminal të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e jugut dhe në vijim për në vende të tjera të BE-së. Sipas Çuçit policia është maksimalisht të angazhuar dhe të vendosur për të goditur me të gjithë forcën e ligjit çdo rrjet kriminal të trafikut të klandestinëve.

‘Operacioni ndërkombëtar i Policisë së Shtetit për goditjen e një rrjeti kriminal të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e jugut dhe në vijim për në vende të tjera të BE-së, është një tjetër dëshmi e modelit të shkëlqyer të punës së skuadrave të përbashkëta hetimore me vendet e Bashkimit Europian. Jemi maksimalisht të angazhuar dhe të vendosur për të goditur me të gjithë forcën e ligjit çdo rrjet kriminal të trafikut të klandestinëve. Shqipëria mbron të drejtat e migrantëve dhe refugjatëve, por kurrsesi nuk do të bëhet urë kalimi për grupet që iu rrezikojnë jetën dhe shfrytëzojnë dramën e atyre njerëzve për qëllime fitimi. Vlerësim për punën e Policisë së Shtetit, SPAK, agjencive të tjera ligjzbatuese dhe partnerëve tanë për finalizimin me sukses të këtij operacioni.’- shkruan Çuçi.


Lajmi kryesor:

Greqi-Shqipëri-Itali shkatërrojnë 4 grupe kriminale që trafikuan 1120 klandestinë me jaht nga Lindja e Mesme në vendet e BE! SPAK kërkon prangosjen e 25 personave, mes tyre 7 të huaj! Itinerari


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?