‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani dhe 19 të tjerë në gjyq! I penduari i drejtësisë në akuzë për 18 krime! Pushohen akuzat për Talo Çelën, hetim vetëm për 1 tentativë vrasjeje

29 Janar, 10:26| Përditesimi: 29 Janar, 17:03

  • Share

Tirane - Nuredin Dumani dhe 19 të akuzuar të tjerë për vepra të rënda si grupi i strukturuar kriminal, vrasje me pagese, vrasje, trafik droge, vendosje tritoli në banesa, grabitje etj, tashmë do të jenë përballë gjyqtarëve në GJKKO. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka dërguar për gjykim ‘Plumbi i Artë’, një prej dosjeve që tronditi opinionin publik për nga krimet e zbardhura nga i penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani.

Për 5 vrasje dhe 2 të tjera të mbetura në tentativa por edhe një sërë veprash të tjera kriminale do të japë llogari Nuredin Dumani, ndërsa mbi të rëndojnë gjithsej 18 akuza. Për Dumanin pritet që të ketë ulje të dënimit për shkak të rolit të tij si i penduar i drejtësisë në zbardhje e dosjeve të bujshme.

Së bashku të akuzuarit të tjerë si Henrik Hoxhaj ata akuzohen edhe për vrasjet e bujshme të Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia, ndodhur më 02 mars 2020 dhe Besmir Haxhia e Viktor Haxhia, ndodhur 27 prill 2020. Ndaj Hoxhajt i cili e ka humbur statusin e të penduarit të drejtësisë prej dëshmive jo të sakta, rëndojnë gjithsej 11 akuza.

I shumëkërkuari Talo Çela nuk do të përgjigjet për vrasjet e vitit 2020 të Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia dhe vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia pasi sipas Gjykatës nuk ka prova që ai t’i ketë kryer ato. Megjithatë në lidhje me Çelën gjykatë mbetet ende e paqartë në lidhje me rolin e tij në tentativën për vrasje ndaj Irfan Hazizit, dhe për këtë i lë kohë SPAK-ut edhe 6 muaj të plotësojë hetimet.

GJKKO me vendimin e kësaj të enjteje ka dërguar gjithashtu për gjykim Skerdi Tasin me 5 akuza nga të cilat 4 të lidhura me vrasje ose tentativë vrasjeje; Enver Diva për 5 akuza; shumë të njohurin Erion Alibej i akuzuar për 5 vepra si  vrasja e Emiljano Ramazani ndodhur më datë 20 Korrik 2020 në Elbasan apo edhe vrasja e Regis Runajt ndodhur më datë 29 Korrik 2020 po në Elbasan; Besian Xhixha akuzohet për vrasjen e Bujar Çelës dhe vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e Talos Çelës.

Nën akuzë në SPAK, tashmë përballë GJKKO janë edhe Enver Diva, Xhulian Hoxha, Petrit Qoli, Agron Qoli, Asllan Plaku, Altin Ndoci, Fatos Gosa, Adrian Uzuni, Albert Pashaj, Elvis Koçi (Çaushllari),  Gentian Sharra, Ilirian Feçi,  Agron Qafa, Agim Gjini dhe Florenc Çekrezi vetëm nën akuzë për shpërthimin në banesën e Mustafa Subashit në janar 2020, ndërsa lirohet nga akuza për vendosjen e tritolit në shtëpinë e Talo Çelës.

Dëshmitë e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin, ndërsa përmenden edhe ‘bosët’ e krimit në vend si Ervis Martinaj, Suel Çela, Kamber Mehajn, Sokol Sanxhaktarin, Florenc Hoxha, Elio Bitri etj, të cilët ndër të tjera kishin porositur eliminimin e njëri-tjetrit.

Në seancën e sotme, disa prej avokatëve të të pandehurve kërkuan gjykim të shkurtuar, por gjykata do të shprehet në një datë tjetër.

Dërgohen në gjyq
Nuredin Dumani
Henrik Hoxha
Skerdi Tasi
Enver Diva
Besian Xhixha,
Erion Alibej,
Florenc Çekrezi,
Elvis Koçi (Çaushllari),
Ilirian Feci,
Asllan Plaku,
Ardian Uzuni,
Altin Ndoci,
Gentian Sharra,
Agron Qoli,
Petrit Qoli,
Fatos Gosa,
Agron Qafa,
Agim Gjini,
Xhulian Hoxha
Albert Pashaj

Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdiaj 

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

Ora 16:54
Nga vrasjet me paramendim tek vjedhjet me dhunë, ja 18 akuzat për të cilat do të gjykohet Nuredin Dumani dhe 19 të akuzuarit e tjerë

1655405696_Screenshot2.jpg

Janë zbardhur akuzat ndaj vrasësit me pagesë Nuredin Dumani dhe 19 personave të tjerë të akuzuar për një sërë veprash penale si grup i strukturuar kriminal, vrasje me pagesë, shpërthim me tritol etj.

SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi sot (29 janar 2024) për gjykim dosjen e Dumanit dhe 19 personave të tjerë, akuzat ndaj të cilëve renditen si më poshtë:

1.            Nuredin Dumani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-              “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagesë, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), ndodhur në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen 28 Nëntori, Elbasan);

-              “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan-Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1 dhe 25 të Kodit Penal;

-              “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë, “Mbajtja e municioneve luftarake, pa lejen e organeve kompetente shtetërore” në automjet, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 278/1/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Lirak Bajraktari, e kryer në Elbasan më datë 22.02.2011, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Skënder Roshi, e kryer në Kavajë në datën 28.04.2011 kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Vjedhje me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi e kryer në datën 31.05.2013 në fshatin Marikaj, Bashkia Vorë, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

-              “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se njëherë, në dëm të viktimave Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia, ndodhur më datë 02.03.2020 dhe Besmir Haxhia e Viktor Haxhia, ndodhur më datë 27.04.2020, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’ të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

2.            Henrik Hoxhaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-              “Vrasja me paramendim” e kryer për interes e mbetur në tentative, në dëm të viktimës (të dëmtuarit) Filip Gjeloshi (ngjarje e datës 05.02.2011 në qytetin e Tiranës) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimi të thjeshtë, parashikuar nga nenet 78/2, 22, 278/1 dhe 25 të Kodit Penal;

-              “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, në dëm të viktimës Elvis Dedaj, ndodhur në datën 05.06.2012, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të zjarrit”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) në rolin e pjesëmarrësit dhe në dëm të viktimave Besmir Haxhia e Viktor Haxhia (ngjarje e ndodhur në datën 27.04.2020 në qytetin e Durrësit) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Vrasje me paramendim” kryer për interes, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan);

-              “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 e 334 të Kodit Penal;

-              “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, dhe “Mbajtja pa leje të armëve luftarake” në automjet, “Mbajtje e municionit luftarake pa lejen e organeve kompetente”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 dhe 278/1/3 të Kodit Penal;

-              “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Vrasja me paramendim”, e kryer për interes e mbetur në tentative, e kryer në dëm të viktimës Aredin Behari, dy herë, në datat 05.11.2017 dhe 03.04.2019, në qytetin e Fierit, në bashkëpunim të thjeshtë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1 dhe 25 i Kodit Penal;

-              “Vrasje në rrethana të tjera të cilësuara”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasve Agim dhe Ilir Boriçi, kryer në datën 11.04.2018 në qytetin e Fierit, “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 79/dh, 22, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

3.            Skerdi Tasi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-              “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen 28 Nëntori, Elbasan);

-              “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Vrasja me paramendim”, e kryer për interes e mbetur në tentative, e kryer në dëm të viktimës Aredin Behari, dy herë, në datat 05.11.2017 dhe 03.04.2019, në qytetin e Fierit, në bashkëpunim të thjeshtë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1 dhe 25 i Kodit Penal;

-              “Vrasje në rrethana të tjera të cilësuara”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasve Agim dhe Ilir Boriçi, kryer në datën 11.04.2018 në qytetin e Fierit, “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 79/dh, 22, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

4.            Erion Alibej, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-              “Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Emiljano Ramazani ndodhur më datë 20 Korrik 2020, në lagjen 28 Nëntori, Elbasan, në bashkëveprim me të gjykuarit më vete Xhulian Hoxha e Euglen Halili e të tjerë persona, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Regis Runaj ndodhur më datë 29 Korrik 2020 në lagjen Emin Matraxhiu, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, në bashkëveprim me të gjykuarit më vete Xhulian Hoxha e Euglen Halili e të tjerë persona, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

-              “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) dhe në dëm të viktimave Besmir Haxhia e Viktor Haxhia (ngjarje e ndodhur në datën 27.04.2020 në qytetin e Durrësit) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

-              “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 te Kodit Penal.

-              “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike(të Leonard Palushit/bashkëpandehur i proceduar më vete) parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal, përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021 datë 23.03.2021, si ligji më favorizues.

5.            Besian Xhixha, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-              “Vrasja me paramendim”, kryer për interes në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer më datë 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” në rolin e pjesëmarrësit dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

-              “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela, në fshatin “Katund i Ri”, Njësia Administrative Bradashesh, Bashkia Elbasan, në datën 05.11.2020, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” në rolin e pjesëmarrësit dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

6.            Enver Diva, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-              “Vrasja me paramendim” kryer për interes, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer më datë 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” në rolin e pjesëmarrësit, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

7.            Xhulian Hoxha, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-              “Vrasja me paramendim”, kryer për interes në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer më datë 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” në rolin e pjesëmarrësit dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

8.            Petrit Qoli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-              “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), ndodhur në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

9.            Agron Qoli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-              “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), ndodhur në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

10.         Asllan Plaku, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-              “Vrasja ne rrethana te tjera cilësuese”, në dëm të viktimave Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, kryer në datë 02.03.2020, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, 333/a/2 dhe 334 i Kodit Penal.

11.         Altin Ndoci, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-              “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

12.         Fatos Gosa, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-              “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;

13.         Adrian Uzuni, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-              “Vrasja me paramendim” e kryer për interes mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Filip Gjeloshi (ngjarje e datës 05.02.2011 në qytetin e Tiranës) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/2, 22 dhe 278/1 dhe 25 të Kodit Penal.

14.         Albert Pashaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale:

-              “Vrasja me paramendim”, e kryer për interes, e mbetur në tentative, e kryer në dëm të viktimës Aredin Behari, e kryer dy herë (në datat 05.11.2017 dhe 03.04.2019), në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me të hetuarit Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tasi, parashikuar nga nenet 78/2, 22 dhe 25 të Kodit Penal.

15.         Elvis Koçi (Çaushllari), i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-              “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, në periudhën 25-30.07.2020, në qytetin e Elbasanit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

16.         Florenc Çekrezi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-              “Shkatërrim i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të thjeshtë në dëm të shtetasit Mustafa Subashi, ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020, parashikuar nga nenet 152/1, 25 dhe 278/1 e 25 të Kodit Penal.

17.         Gentian Sharra, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-              “Vjedhje me dhunë”, në dëm të argjendarit Lirak Bajraktari, e kryer në Elbasan në datën 22.02.2011, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

-              “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Skënder Roshi, e kryer në Kavajë në datën 28.04.2011 kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

-              “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

-              “Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

-              “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan-Berat në datën 20.04.2017), në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

18.         Ilirian Feçi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-              “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Skënder Roshi, e kryer në Kavajë në datën 28.04.2011 kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

19.         Agron Qafa, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-              “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

20.         Agim Gjini, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-              “Vjedhje me dhunë” në dëm të shtetasit Astrit Ademi e kryer në datën 31.05.2013 në fshatin Marikaj Bashkia Vorë, në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 29/01/2024 10:33

    Krimin me te madh do bej gjykata nese pranon gjykim te shkurtuar. Keta duhet te marrin te gjithe mbi 30 vite burg pa te drejte rishikimi. Duhen shembuj te forte pee te frenuar disi kete marrezi krimesh.

    Përgjigju
    • O shoku: 29/01/2024 19:55

      Talos i esht ber selvia 5 meter

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?