Nuredin Dumani

Operacioni Plumbi i Artë, u prangosën pas dëshmisë së Dumanit, Gjykata e Lartë lë në qeli 8 të arrestuarit, mes tyre biznesmeni, Gentian Sharra

1 Nëntor 2022, 16:47| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 20:55

  • Share

TIRANË- Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin për 8 persona e arrestuar, të cilët i prangosën pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’. Report Tv ka mësuar së bëhet fjalë për Agron Qoli, Altin Ndoci, Ardian Uzuni, Elvis Koçi, Fatos Gosa, Petrit Qoli, Ilirjan Feçi dhe biznesmeni Gentian Sharra.

Gentian Sharra
Emri i Gentian Sharrës u bë i njohur për drejtësinë dhe mediat në hetimet e grabitjes së Rinasit. Ai mori me qira asokohe servisin ku u modifikua furgoni që u përdor më pas për grabitjen në aeroport. Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” është bllokuar asokohe nga policia si provë metariale. Mësohet se oficerët e policisë kanë sekuestruar prej andej kamerat e sigurisë, ndërkohë që pronari i servilit, Gentian Sharra, ka konfirmuar se servilin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.

Elvis Koci
Roli i Elvis Koçit ose me mbiemrin Çaushllari, njohur edhe si Vis Korçari në këto grupe ende mbetet i panjohur ndërsa në 2020 ai i shpëtoi një atentati pas përlasjes me armë në qendër të Elbasnit. Aty ai mbeti i plagosur në shpatull ndërsa u qëllua nga i dyshuari Migert Qosja.
Ilirjan Feçi
Feçi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Konkretisht më 14 janar të këtij viti, në Fushe-Krujë, shtetasit Ibrahim Difaj, Shpëtim Kraja dhe shtetasja E. V kanë tentuar të vrasin një efektiv policie gjatë një ndjekjeje si nëpër filma. Ndërkohë që më datë 17.08.2021, në Fushë Kuqe, autorët e dyshuar, shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi kundrejt pagesës 20.000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin Alfred Gjoka nga Kruja.
Petrit Qoli dhe Agron Qoli
Edhe Petrit Qoli e Agron Qoli që nga hetimet e SPAK kanë lidhje të afërt mes tyre nuk dihet se çfarë roli kanë patur në këto grupe, ndërsa rezultojnë të arrestuar për llogari të grupit kriminal që operonte në Durrës.
Altin Ndoci
Emri i Altin Ndocit doli në pah gjatë vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. Ai thuhet se kishte lidhje me dy vëllezërve, edhe për faktin se kanë qenë me origjinë nga Puka. Ndoci, rezulton të ketë lidhje shoqërore me Arben Muçon, pukjanin e arrestuar në 2018 në qytetin e Fierit, për tentativën e grabitjes me armë të familjes së Minella Muçit dhe tentativën e vrasjes së punonjësve të policisë në Fier.

Ardian Uzuni
Ai akuzohej si bashkëpuntor i Dhimitër Zitos, 22-vjeçarit të arrestuar pasi akuzohej se ishte paguar për eliminimin e 37-vjeçarit Edmond Çakmashi. Porosinë thuhet se e ka porositur Alfred Qefalia.

Fatos Gosa
Referuar dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë, Fatos Gosa ka dhënë informacione mbi lëvizjet e Andi Zylyfit i ekzekutuar në Peqin, ngjarje e ndodhur në fund të vitit 2019.

Këta persona u arrestuan në sajë të operacionit “Plumbi i artë”, ku pas dëshmisë së dëshmitarit te drejtësisë Nuredin Dumani u zbardhën disa vrasje dhe u lëshuan plot 32 urdhër arreste.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?