DURRËS- Dy rë rinj nga Vlora janë vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi i vunë flakën një makine 5 ditë më parë.
Në prangat e policisë ra Seit Konti dhe një i mitur 17-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht rreth orës 05:10.
Nga hetimet u provua se dy të rinjtë kanë djegur qëllimisht, automjetin e qytetarit me iniciale E. Gj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komento