Kronikë

'Operacioni ‘Recovery’, zbulohet mashtrimi përmes Call Centerit në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët, 6 punonjës dhe 4 të hetuar

14 Maj, 11:29| Përditesimi: 14 Maj, 11:40

  • Share

TIRANË – Vijon në Shqipëri operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Platforma”, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në mashtrime përmes një platforme të rreme investimesh online. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër goditje, këtë herë në Tiranë, me operacionin e koduar “Recovery”.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, zbuloi një call center në rrugën “Janos Hunyadi”, i cili ishte përshtatur për kryerjen e mashtrimeve kompjuterike nëpërmjet një platforme të rreme investimesh online.

Gjatë operacionit, u bë arrestimi i njërit prej organizatorëve të kësaj skeme mashtrimi, personit Agim Shehu, 36 vjeç, banues në Tiranë. Dy bashkëpunëtorët e tij, ndodhen ende në kërkim, ndërkohë që forcat e rendit vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Po ashtu, u arrestuan 6 punonjës:

Indrit Kaziu, 33 vjeç, banues në Farkë

Lution Veseli, 22 vjeç, banues në Krujë

Elvis Hadaj, 38 vjeç, banues në Tiranë

Maer Musabelliu, 33 vjeç, banues në Tiranë

Dardan Rama, 34 vjeç, banues në Tiranë

Aldo Pleshti, 36 vjeç, banues në Tiranë

Nga ana tjetër janë duke u hetuar në gjendje të lirë 4 persona të tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë, A. P., 40 vjeçe, V. A., 38 vjeçe, K. A., 24 vjeçe, S. M., 38 vjeç

Gjatë kontrollit, u sekuestruan pajisje kompjuterike dhe celularë që shërbenin për realizimin e mashtrimeve financiare, kryesisht ndaj qytetarëve të huaj, të cilëve u premtoheshin fitime nga investime të rreme në platforma online.

Operacioni “Recovery” është pjesë e një hetimi më të gjerë ndërkombëtar, që synon çmontimin e rrjeteve kriminale që operojnë përmes mashtrimeve digjitale, duke dëmtuar ekonomikisht qindra qytetarë jashtë vendit.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore dhe ligjore.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?