TIRANË- Për herë të parë, pas 4 ditësh, Policia e Shtetit zbuloi se emri i operacionit të SPAK, ku u firmosën 50 urdhër-arreste për bosë të krimit brenda dhe jashtë vendit ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u zbardhën disa ngjarje të rëndë të viteve të fundit, është i koduar “Revanshi”.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, blutë thonë se nga verifikimet e kryera përmes sistemit TIMS, 13 prej personave me urdhër arresti ishin larguar nga Shqipëria para zhvillimit të operacionit, ndërsa 6 të tjerë që ishin të shpallur në kërkim për llogari të veprave të tjera penale ishin jashtë shtetit.
Sipas Policisë së Shtetit, 11 prej emrave që pati urdhër-arresti me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK, mes tyre 2 punonjësit e policisë, ish-drejtori i Policisë Lezhë, Henerigert Mitri dhe polici Klodian Shahini, iu shmangën organeve të drejtësisë dhe nuk u bë i mundur arrestimi gjatë zhvillimit të operacionit.
Për 6 të tjerë nuk ishte e nevojshme të organizohej mobilizim forcash pasi kanë qenë në qeli dhe ekzekutimi i urdhër arresteve për ta u bë nëpër burgjet ku ishin të akomoduar. Në ditën e operacionit u kapën vetëm 14 persona, 8 prej të cilëve nga të gjitha forcat e policisë të angazhuara për ekzekutimin e vendimit të GJKKO dhe 6 të tjerë nga partnerët ndërkombëtar, në Itali, Spanjë, Belgjikë dhe Gjermani.
Praktikisht, Policia e Shtetit, brenda vendit rezulton të ketë pasur 19 persona, dhe vetëm 8 prej tyre mundi t’i kapë. Sipas bluve, deri tani nuk ka asnjë indicie se operacioni “Revanshi” është dekonspiruar, edhe pse 2 policët Henerigert Mitri dhe polici Klodian Shahini nuk u gjetën, të kërkuar nga SPAK për lejimin e mbushjes me kanabis të qarkut të Lezhës, kur punonin dhe drejtonin atje.
"Theksojmë faktin se asnjë strukturë e Policisë së Shtetit në nivel qendror apo vendor nuk është përjashtuar nga pjesëmarrja në operacionin “Revanshi” dhe deri tani nuk ka asnjë indicie për dekonspirim të operacionit.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bashkëpunim shumë të mirë, të bazuar në ligj dhe në besueshmëri të plotë me SPAK-un, me GJKKO-në dhe me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm", njofton Policia.
Përmes zbardhjes së komunikimeve në aplikacionet “SkyECC”, SPAK mundi të zbardh ngjarje që kishin mbetur të pazbardhura ndërsa gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit u gjetën rreth 3 milionë euro cash, flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro.
Prokuroria e Posaçme goditi grupin kriminal të Ervis Martinajt, i cili në aleancë me grupin e ish-deputetit, Arben Ndoka, dhe bashkëpunëtor me grupin kriminal të Avdylajt në Durrës, rekrutonin vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Gjithashtu kontaktuan Emiljano Shullazhin për realizimin e vrasjes se Durim Bamit.
SI MUND TE KAPEJ ISH DREJTORI QARKUT LEZHE NGA DRWJTORI RRUMOLLAKU ..... KUR RRUMULLAKU KA QENE DREJTOR I SHKB NE KOHEN KUR MITRI MBILLTE HASHASH DHE I CONTE DREJTORIT TE SHKB ZARFIN..... RRUMBULLAKU DUHET TE JAPI DORHEQJE SE E KTHEU POLICIN SI NE KOHEN E FOTOS "ÇIFTELIA"...
PërgjigjuDekonspiruar ka qene gjithmonë plage e madhe ne polici sepse krimi paguan shume....Duhet pa tjetër te hapen gjykatat ushtarake te cilat kane dënime te rrepta sepse keta qe punojnë ne polici kane firmosur per mbajtje sekreti prandaj duhen dënuar deri ne burgim te përjetshëm.
PërgjigjuJoooooo….. pyete per tu bere jane keto?
PërgjigjuDita që u përzgjodh pasi u konsultua me TIMS për aksion nga shefi "koincidoi" që të kërkuarit ishin të gjithë jashtë shtetit.
Përgjigju