Armando dhe Eduard Ndreca

Kronikë

Operacioni Revanshi/ Pjesë e një grupi kriminal që kultivonin drogë, Apeli i GJKKO lë në qeli vëllanë e deputetit Eduard Ndreca

15 Janar, 15:50| Përditesimi: 15 Janar, 16:23

  • Share

Armando Ndreca i vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndrecës do të vijoj të qëndrojë në burg.Apeli i GJKKO-së nuk ka pranuar kërkesën e tij për liri, i cili rezulton të jetë i përfshirë në dosjen Revanshi.

Ndreca iu vendosën prangat pasi doli në komunikime në lidhje me kultivimin e drogës.Një muaj para ndalimit të tij nga SPAK, Armando Ndreca u arrestua nga Policia e Lezhës në lidhje me një serë e cila kultivohej kanabis sativa.

Por, pas dy ditëve në qeli gjykata e liroi nga burgu. Pas lirimit të tij me një vendim të SPAK, Ndrecës iu vendosën prangat. Ndaj tij, SPAK ka ngritur akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në kuadër të grupit kriminal.

Në dosjen ku bën pjesë Armando Ndreca me urdhër ndalimi është edhe ish-deputeti Arben Ndoka, nipi i tij Samuel Ndoka.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?