Gjyjkata Antikorrupsion

Operacioni ‘Shpirti’/ Apeli i GJKKO kthen për rigjykim 2 nga të pandehurit e dosjes, për njërin pushohet pasi ka ndërruar jetë! Mbetet në fuqi dënimi për 13 të tjerët (VENDIMI)

8 Nëntor, 18:53| Përditesimi: 8 Nëntor, 19:08

  • Share

Tiranë- Gjykata e Posaçme Apelit ka shpallur sot (8 nëntor) vendimin për 16 anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal, të trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave në kuadër të operacionit të koduar “Shpirti”.

Apeli ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë (i marrë më 15 Tetor 2023) për Aleks Memaj dhe Saimir Kurti, dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, me të njëjtën përbërje të trupit gjykues. Vendimi u mor sa i takon akuzës për kryerjen e veprës penale të "pastrimi i produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale".

Kujtojmë se shkalla e parë i dënoi Aleks Memaj me 15 vjet dhe nga gjykimi i shkurtuar përfitoi zbritjen në 10 vjet. Ndërkojë Saimir Kurti ishte dënuar me 13 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet e 8 muaj.

Gjithashtu Apeli vendosi këtë të premte, të rikthejë çështjen për rigjykim lidhur me kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të këtyre shtetasve, po në Shkallën e Parë, me të njëjtën përbërje të trupit gjykues.

Në pikën dy të vendimit të Apelit Antikorrupsion, theksohet se ka prishur gjithashtu vendimin e Shkallës së Parë për shtetasin Artan Zylyftari, pushimin e çështjes në ngarkim të tij për shkak se i pandehuri ka ndërruar jetë.

Geri Zylyftarit nuk iu pranua kërkesa e kundërshtimit të vendimit, për shkak se e ka depozituar me vonesë. Ndërsa për pjesën tjetër mbetet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë.

Të akuzuar në këtë dosje kanë qenë: Aleks Memaj, Saimir Kurti, Aleksandër Neço, Çezar Gjomemo, Erind Hysomemaj, Shkëlzen Kambëri, Malton Lleshi, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Marenglen Çaçi, Luan Zylyftari, Artan Zylyftari, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Ilir Gaba, Festim Lelaj.

Një prej të pandehurve të dosjes, Luan Zylyftari, kishte marrë pafajësinë, që mbeti në fuqi.

Dënimet e Shkallës së Parë:
  1. Aleks Memaj - 15 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 10 vjet burg, do rigjykohet sipas Apelit
  2. Saimir Kurti - 13 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet e 8 muaj burg, do rigjykohet
  3. Erind Hysomemaj - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  4. Klajdi Ademi (Hysomemaj) - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
  5. Toni Kushi - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  6. Mariglen Çaçi - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  7. Aleksandër Neço - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  8. Çezar Xhomemo - 3 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 2 vjet burg (lirohet, ka mbyll dënimin)
  9. Shkëlzen Kamberi - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  10. Malton Lleshi - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  11. Luan Zylyftari - I pafajshëm (akuzohej për kultivim narkotikësh & grup i strukturuar kriminal)
  12. Artan Zylyftari - 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg, pushohet dënimi pasi ka ndërruar jetë
  13. Geri Zylyftari - 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  14. Erind Zylyftari - 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  15. Ilir Gaba - 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  16. Festim Lelaj - 3 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 2 vjet burg

Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?