Gjatë konferencës mes krerëve të prokurorisë shqiptare dhe atyre italianë për operacionin ndërkombëtar të drogës të koduar ‘Shpirti’, u bë me dije se 24 persona janë në burg dhe 4 të tjerë janë me masën ‘Arrest shtëpie’. Masat e sigurisë të zbatuara në ditën e sotme janë kryer në Shqipëri në qytetet e Vlorës, Kavajës, Durrësit e Tiranës, Skrapar. Në Itali, Mali i Zi, e në Spanjë.
Ndërkohë masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, edhe për një administrator publik (drejtor), një prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjës të tjerë policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale, në vitin 2016, me detyrën e pjestarëve të grupit të shoqërimit të ish – Ministrit të Brendshëm. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, mëson se dy shoqëruesit e Saimir Tahirit, të arrestuar tashmë, janë Hekuran Marku dhe Agustin Deda.
Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.
Lajmi kryesor:
4 'të penduar' zbërthejnë organizatën e trafikut të drogës, drejtohej nga familje mafioze në Vlorë e Kavajë! SPAK 38 urdhër-arreste, mes tyre prokurorë, zyrtarë policie dhe ish-shoqërues të Tahirit! Report Tv zbardh 28 emrat
M.Q./ReportTv.al