4 'të penduar' që më pas u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë, të katërt në rangje të larta të grupeve mafioze e kriminale, i kanë dhënë 'dorën' më të madhe SPAK-ut i cili ka goditur në shenjë dhe ka shkatërruar një organizatë të mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit 'Shpirti' u dokumentua veprimtaria kriminale e 4 grupeve të strukturuara që merreshin që nga kultivimi i lëndës narkotike deri të shpërndarja e saj në qytetet italiane dhe vendet e tjera europiane.
Ndërkohë janë zbardhur disa nga bisedimet e koduara mes trafikantëve të drogës për transfertat e parave dhe dërgesat e drogës, të organizatës kriminale.
Në bisedimet ndërmjet trafikantëve, 'lënda narkotike' ishte shumë herë e përmendur me kode të tilla si: makina, rrushi, motori, punëtor, shishe birre, shishe uji, bluza ose gjysmë bluza, shezllone, persona, skeleri, birra, një gjuhë që ishte shumë e thjeshtë për dekodifikimin në kontekst të të gjitha bisedave.
Ndërkohë që sa u përket parave është përdorur kodi 'dokumente', ose në mënyrë të qartë që s'kanë nevojë me dekodifikim si “duhet të sjellin paratë”, “më thuaj sa para janë”.
Sa i përket sasisë së shpërndarjes së drogës, kodet ishin lehtësisht të zbulueshme: “pesëdhjetë gramë”, “100 gramë”, “dhjetë skela”, “sa punëtorë do? Dy, tre?”, “dhjetë shishe ujë”, “20 shezllone”, “10 mijë”, “20 birra”.
38 ishin urdhër-arrestet të lëshuara nga SPAK, 10 të ekzekutuar më parë, ndërkohë që 28 të tjerët janë ekzekutuar një ditë më parë, nga ku 24 janë lë në burg, 4 'arrest shtëpie'. Arrestimet janë bërë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë. 12 pasuri të paluajtshme janë sekuestruar me një vlerë prej 4 milionë eurosh.
Në veçanti, masat e sigurisë personale u ekzekutuan, edhe për një administrator publik Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Prokurori i Vlorës Maksim Sota, tre zyrtar të larte të policisë e dy punonjës te tjerë, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 – me detyrën e prestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, garantonin, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.
Lajmi kryesor:
Operacioni ‘Shpirti’/Dy-ish shoqëruesit e ish ministrit Saimir Tahiri trafikuan 1 ton kanabis të sekuestruar në Itali dy vlonjatëve
M.Q./ReportTv.al