Operacioni ‘Sundimi i Ligjit’/ 4 të arrestuar në Durrës! Mes tyre biznesmeni i dënuar me 3 vite burg për mashtrim me skemën e TVSH në inceneratorin e Fierit

15 Nëntor 2023, 12:10| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 16:26

  • Share

Katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit” që deri më tani ka sjellë arrestimin e qindra shtetasve që lëvizin me armë apo të dënuar për vrasje dhe plagosje. Mes tyre është edhe Regan Merdani, biznesmeni 32 vjeçar i cili është dënuar me 3 vite burg për skemën e mashtrimit me TVSH-në në inceneratorin e Fierit. 

Gjykata e Apelit në Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet  burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar". Hetimet për 32-vjeçarin kanë nisur që në vitin 2016 dhe si rezultat i tyre është provuar se ky shtetas e kryente mashtrimin lidhur me TVSh-në, përmes një biznesi në fushat e prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore;

Ndërkohë të arrestuarit e tjerë të akuzuar për vepra penale si më poshtë:

Erind Prela dyshohet së më datë 13.11.2023, ka vjedhur në lagjen nr. 18, një automjet tip “BMË”, në pronësi të një shtetasi italian, banues në Durrës. Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, 38-vjeçari u vu në pranga në banesën e tij, në fshatin Manati, Lezhë, ku dhe u gjet automjeti i vjedhur.

Emir Jaku dyshohet se për rreth një vit, ka përndjekur një 24-vjeçare.

Ndërsa Dritan Megës i ishte caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Dhuna në familje”. 48-vjeçari akuzohet se në mars të vitit 2023, ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Ora 12:58
I dënuar për inceneratorin e Fierit, arrestohet Regan Merdani në Durrës! Pjesë e skemës që mashtrimit me faturat e TVSH

1700049200_reganmerdani.jpg

Regan Merdani është njëri prej 4 personave të arrestuar nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit”.

Merdani, një prej të cilëve SPAK ka urdhëruar arrestimin është një emër i njohur për institucionet ligjzbatuese sa i takon aferës së inceneratorëve. Ai është dënuar me 3 muaj burg me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.  Regan Merdani ishte pjesë e një skemë mashtrimi me faturat e TVSH që i solli shtetit rreth 5 milionë euro dëm dhe që çoi në burg 8 persona.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?