Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për megaoperacionin "Sundimi i Ligjit" në kuadër të të cilit u arrestuan 25 persona, 20 prej tyre të shpallur në kërkim. Balla tha se operacioni është ende në vijim ndërsa shtoi se prova e parë e sigurisë kombëtare po ecën me sukses.
Reagimi i plotë i Ballës:
Policia e Shtetit i ka dhënë udhë sot në orën 04.00 Operacionit Kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose lëndë narkotike.
Në orët e para të këtij operacioni u përfshinë 1852 punonjës policie, nga Forca e Sigurisë Kombëtare, Reparti Special “RENEA”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe strukturat e drejtorive vendore të Policisë.
⭕️ Deri në orën 12.00 janë arrestuar 20 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vepra të rënda penale.
⭕️ Deri në orën 12.00 janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, për armëmbajtje dhe posedim lëndësh narkotike.
⭕️Deri në orën 12.00 janë sekuestruar 9 armë dhe sasi të konsiderueshme municion luftarak.
⭕️ Deri në orën 12.00 janë sekuestruar sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe kokaine, si dhe shuma parash në lekë dhe në euro, të përfituara nga veprimtaritë kriminale.
Prova e parë e Forcës së Sigurisë Kombëtare po ecën me sukses, ndërsa ky Operacion sapo ka filluar dhe po vijon intensivisht.
Lajmi kryesor:
‘Sundimi i ligjit’/ Megaoperacion në të gjithë vendin, 25 të arrestuar për drogë, armë dhe vrasje! 20 prej tyre ishin në kërkim (VIDEO)
B.V/ReportTv.al