Kronikë

Operacioni ‘Tempulli’ në Tiranë, shpërndante kanabis pranë shkollave, arrestohet 23-vjeçari (EMRI)

30 Shtator 2023, 12:57| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 13:03

  • Share

TIRANË- Një 23-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunë nga policia e Tiranës. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Flavio Brozi i cili është arrestuar në saj të megaoperacionit ‘Tempulli.

Brozi u kap duke shitur kanabis në afërsi të disa shkollave në Laprakë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 23-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në afërsi të shkollave, në zonën e Laprakës.    

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?