Operacioni ‘Tempulli’/ Shiste doza kanabisi afër shkollave në Korçë, arrestohet 30-vjeçari, një tjetër nën hetim (EMRI)

18 Tetor 2023, 16:27| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 16:29

  • Share

Në vazhdën e operacionit ‘Tempulli’, në pranga ka rënë Artiel Çikopana, I cili u lokalizua në lagjen nr. 18 në Korçë, teksa lëvizte me një automjetin tip “Mercedes-Benz” me drejtues S. G. 28 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik, uniformat blu u gjetën dy të rinjve sasi të vogla të lëndës narkotike kanabis.

Ndërsa nga kontrolli në ambiente të ndryshme të banesës së 30-vjeçarit të arrestuar, u gjetën sasi të tjera kanabisi, 41.6 gramë kokainë, 3 kavanoza me mbetje kanabisi dhe një pajisje që shërbente për mbylljen me vakum të qeseve plastike me doza lënde narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?