Kronikë

Tiranë/ Iu gjetën armë dhe emblema policie, në pranga 41-vjeçari (EMRI)

6 Prill, 10:31| Përditesimi: 6 Prill, 10:51

  • Share

Tiranë- Një 41-vjeçar është arrestuar nga blutë e kryeqytetit pasi në shtëpinë e tij ofeicerët gjetën 2 armë zjarri, municion luftarak dhe emblema policie.

Ndërsa gjatë kontrollit në makinën e Saimir Allmuçës , në rrugën e Dibrës, efektivët gjetën një thikë.

Armët, municioni dhe stemat e policisë u sekuestruan si provë materiale.

Operacioni u kodua “The Holder”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme në të gjitha fushat e shfaqjes së saj, bazuar në inteligjencën policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “ The Holder” si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi S. A., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. A. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë(thikë).

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?