Kronikë

4 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim për drogë në Tropojë, dy në pranga në Pogradec

27 Qershor 2020, 10:59| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 11:27

  • Share

Katër persona në Tropojë kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike. Personat në fjalë janë nga mosha 19-52 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi nga hetimet u dokumentua veprimtaria kriminale e kryer nga këta shtetas në drejtim të tentativës për kultivim dhe shitje të kanabisit. Në cilësinë  e provës materiale policia sekuestroi 518 gramë lëndë narkotike gjatë shkëmbimit.

Gjithashtu nga hetimet këta persona akuzohen për kultivimin e lëndëve narkotike në fshatin Shoshan. Materialet i kaluan prokurorisë për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", të kryera në bashkëpunim.

Gjithashtu gjatë kontrollit në fshatin Bradoshnicë të Tropojës, në një zonë të pyllzuarjanë gjetur disa fidanë narkotikë në tentativë për t'u kultivuar. Si rrjedhojë janë shpallur në kërkim tre shtetas, S. P., A. P. dhe S. S., banues në Tropojë, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivimit të bimëve narkotike.

Sakaq u proceduan në gjendje të lirë shtetasit T. A., kryetari i fshatit Bradoshnicë dhe shtetasi B. L., rojë mjedisore, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Ndërkohë policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen 'për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike'.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative policia arrestoi personat F. Sh, 26 vjeç dhe S. B,  39 vjeç, në lagjen numër 4. Gjatë kontrollit F. SH iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit S. B. u gjet dhe u sekuestrua 1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?