Avokati Armand Tragaj, i akuzuar nga SPAK

Kronikë

Operacioni ‘Ura’/ Apeli i GJKKO-së shtrëngon masën për avokatin Armand Tragaj me arrest shtëpiak! Në fuqi masat për 11 të tjerët (VENDIMI)

11 Korrik, 12:19| Përditesimi: 11 Korrik, 13:07

  • Share

Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshoi vetëm një nga dhjetë masat e sigurisë të dhëna nga shkalla e parë për operacionin “Ura” dhe të akuzuarit e dosjes.

Ishte lënë në masën “detyrim paraqitjeje”, shtrëngohet masën e sigurisë për avokatin Armand Tragaj, në “arrest shtëpie”. Vendimi u mor nga gjyqtarja në trup monokratit e Apelit, Nertina Kosova.

Vendimi u dha nga shkalla e dytë e gjyqësorit ditën e sotme (11 korrik), teksa trupa gjykuese la të pandryshuar vendimin për 11 të akuzuarit e tjërë, në kuadër të operacionit të SPAK të koduar “Ura”. Operacioni u krye në bashkëpunim mes SPAK dhe Antimafias Italiane, për organizatën që trafikonte kokainë nga Amerika Latine bashkë me grupe italiane.

Kreu i organizatës në kërkim ëhstë i dyshuari Ervis Doçi. Organizata u tradhtua nga zbërthimi i komunikimeve në SKY ECC, ku u zbuluan trafiku i tonelatave me drogë dhe transporti i miliona eurove që pastroheshin në biznese në Shqipëri, pasi silleshin me mjete transporti.

Më 28 qershor, 21 pasuri me vlerë afro 12 milionë euro që u përkasin të arrestuarve të Operacionit “Ura”, u sekuestruan me kërkesë të SPAK. Gjysma i përkasin “Visit të i Pojës’ (Ervis Doçi) dhe pjesa tjetër Juxhin Drazhit e Ervin Zeqirit. Grupet kriminale të drogës ku ata bënin pjesë u goditën në maj, në bashkëpunim me Antimafian italiane.

Megaoperacioni mes Antimafias së Barit dhe SPAK çmontoi më 21 maj një nga grupet më të fuqishme kriminale me bazë në Durrës, që operonin në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në Shqipëri. Nga 52 masat e sigurisë që janë lëshuar, janë ekzekutuar 42 prej tyre. Sa i takon Shqipërisë, GJKKO ka lëshuar 29 masa arrest me burg, të cilat përveç anëtarëve të grupit kriminal kanë shkuar edhe për policë, avokat, pronarë biznesesh dhe zyrtarë të tjerë.

Nga masat për 40 shqiptarë dhe 12 italianë janë gjithsej 49 në burg, 1 arrest shtëpie dhe 2 detyrim paraqitje. Mbetet në kërkim  Ervis Doçi, i njohur si ‘Visi i Pojës’, një emër shumë i njohur i botës së krimit në Durrës, të cilit në një operacion një vit më parë, iu gjetën 3 milionë euro cash në shtëpi si dhe numri dy i grupit, Adi Çoba, i thirrur 'Bisha'. Gjithashtu edhe Ekil Nderjaku, kurse i implikuar akuzohet edhe polici i arrestuar, Altin Morina.

Masat e sigurisë së Apelit:
-Ervis Deti, arrest me burg
-Ervis Deti, arrest me burg
-Armand Tragaj, arrest shtëpie
-Musa Koça, arrest me burg
-Rando Aliu, arrest me burg
-Sokol Isteri Tatani, arrest me burg
-Ligor Çombashi, arrest me burg
-Altin Pjetri, arrest me burg
-Ervin Zeqiri, arrest me burg
-Gëzim Thartori, arrest me burg
-Alfred Hysa, arrest me burg
-Altin Morina, arrest me burg

Vendimi i Apelit të GJKKO-së:

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina Kosova, sot më 11.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 49 akti, datë 04.07.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimet e personave nën hetim M.K., R.A., S.T., L.Ç., A.P., E.Z., G.Th., A.H., A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Caktimin e masave të sigurimit personal shtrëngues "Arresti në burg", parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale. Ankim ndaj vendimit nr. 53, datë 23.05.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: 1. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit personal të vendosura për personat nën hetim. 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit "arrest në burg", të parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për personat nën hetim, të dyshuar për veprat respektive.”, dhe vendosi:

1) Miratimin e vendimit nr. 53, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa ka disponuar për të hetuarit B.M dhe E.D.

2) Ndryshimin e vendimit nr. 53, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa ka disponuar për të hetuarin A.T, si më poshtë:

- Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 53, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke caktuar si masë sigurimi personale shtrënguese atë të “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim A.T, i biri i L. dhe i L., i datëlindjes *** si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (kryer në katër episode), parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal (sipas ligjit penal favorizues, para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021).

- Urdhërohet personi nën hetim A.T që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në ***.

- Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

3) Miratimin e vendimit nr. 34 Akti, datë 30.04.2025 dhe nr. 53 Akti, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim M.K.

4) Miratimin e vendimit nr. 53 Akti, datë 23.05.2025 që ka konfirmuar vendimin nr. 34 Akti, datë 30.04.2025 për personin nën hetim R.A.

5) Miratimin e vendimit nr. 34 Akti, datë 30.04.2025 dhe nr. 53 Akti, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim S.I alias T.

6) Miratimin e vendimit nr. 53, Akti datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka konfirmuar vendimin nr. 34 Akti, datë 30.04.2025 për personin nën hetim L.Ç.

7) Miratimin e vendimit nr. 34 Akti, datë 30.04.2025 dhe nr. 53 Akti, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim A.P.

8) Miratimin e vendimit nr. 53 Akti, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka konfirmuar vendimin nr. 34 Akti, datë 30.04.2025 për personin nën hetim E.Z.

9) Miratimin e vendimit nr. 34 Akti, datë 30.04.2025 dhe nr. 53 Akti, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim G.Th.

10) Miratimin e vendimit nr. 34 Akti, datë 30.04.2025 dhe nr. 53 Akti, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim A.H.

-11) Miratimin e vendimit nr. 34 Akti, datë 30.04.2025 dhe nr. 53 Akti, datë 23.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim A.M.

U shpall në Tiranë, sot më datë 11.07.2025 ora 12:00".

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?