Kronikë

‘Ura’/ Arrestohet në Begjikë Gertin Aliu, ndërmjetësi për trafikun e drogës! Përgjimet zbuluan bisedat me vëllanë e truprojës së Berishës

28 Maj, 09:32| Përditesimi: 28 Maj, 12:42

  • Share

Një 44-vjeçar, i cili akuzohet se pjesë e grupit të fuqishëm kriminal me bazë në Durrës që u godit nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane është arrestuar në Belgjikë.

Gertin Aliu u arrestua në kuadër të operacionit “Ura”. Ndaj tij ishte vendosur masa ‘arrest në burg’ pasi Prokuroria e Barit e akuzon për “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

"Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç.

Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale”, njoftoi policia.

Në dosjen “Ura”, të siguruar nga Report TV, del edhe emri i Gertin Aliut, dhe vepronte si ndërmjetës mes grupit shqiptar dhe atij italian për trafikun e drogës. Në dosje zbardhet edhe një episod teksa komunikon në Sky Ecc me Redi Tushën, vëllain e truprojës të Sali Berishës, si dhe me Erigels Presin dhe Genci Telollarit.

Nga operacioni, u lëshuan 52 masa sigurie, nga të cilat 29 nga GJKKO për anëtarë të grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri. U goditën tre grupe, një me bazë në Durrës dhe dy të tjerë në Itali. Operacioni u krye në bashkëpunim mes SPAK, Drejtorisë Hetimore Antimafia të Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit dhe Eurojust-it.

Prokurori i çështjes për Shqipërinë, Vladimir Mara, tha se grupi i struktura kriminal kishte 3 nëndarje që funksionin si më vete dhe secili kishte rolin e saj, duke përfshirë të gjithë aktivitetin kriminal që niste me trafikun e drogës dhe përfundonte me pastrimin e parave, edhe përmes kriptove.

Pjesë nga dosja ku përmendet Gertin Aliu dhe Redi Tusha: 

“Referencat për figurën e Redi Tushës  si shtetas shqiptar që nga Shqipëria ishte në gjendje të furnizonte me heroinë të pastër grupin që drejtohej nga Erigels Presi, dalin që nga muaji tetor 2021, me rastin e bisedave të përgjuara ambientalisht mes Presit dhe Telollarit dhe mes këtyre edhe Gerti Aliu, i cili ndërmjetësonte kontaktet me trafikantët shqiptarë të drogës. Në veçanti, më 14.10.2021, gjatë një bisede të përgjuar mes Presit dhe Telollarit, ky i fundit kërkonte konfirmim nga Presi se personi me të cilin Gerti Aliu ishte në kontakt me një që quhej Redi Tusha, duke sqaruar se pak më parë, gjatë një video telefonate me vetë Gertin, i kishte parë së bashku: “do të vijë Gerti dhe do të flasë personalisht (...) më tha për një vend tjetër. Duhet të gjejmë një magazinë (...) për ta mbajtur (...) si the ti? Tusha (...) po, Tusha! (...) Redi! (...) ishte ai më parë në dhomë (...) me Gertin”.

Kjo përmendje tashmë jepte treguesit e parë të qarta dhe të padiskutueshme për identitetin e trafikantit të drogës me të cilin Gerti Aliu ishte në kontakt në Shqipëri për të krijuar një kanal furnizimi me lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Konfirmimi që bëhej fjalë për Gerti Aliun si furnizues i ngarkesave u mor nga Presi dhe Telollari me kalimin e dy ditëve, më 16.10.2021, gjatë një takimi në Bari mes këtyre të fundit dhe vetë Gerti Aliun. Në atë rast, përgjimi ambiental në brendësi të automjetit të Presit mundësoi për të dokumentuar se Gerti Aliu ishte pikërisht në ato momente në kontakt telefonik me një person me emrin Redi, i cili përmes një mesazhi kishte komunikuar se kishte vështirësi pët të ngarkuar në Shqipëri kamionin me ngarkesën e drogës që do të nisej drejt Barit (proc. nr. 115 R.I.; 1675/21 e 16.10.2021).

Pjesë nga dosja italiane 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?