Kronikë

Operacioni ‘Ura’/ Frekuentoheshin nga 'elita', dy lokalet e njohura në Durrës që u sekuestruan nga SPAK! Mes tyre edhe ‘Dubai Inn’ e biznesmenit Nexhmedin Danaj

21 Maj, 12:45| Përditesimi: 21 Maj, 22:58

  • Share

Nga 51 masat e sigurisë nga megaoperacioni mes Shqipërisë dhe Italisë dhe një urdhër ndalimi janë ekzekutuar 42, ndërsa 10 persona janë ende në kërkim, mes tyre Ervis Doçi, një emër i njohur i botës së krimit, më herët i dënuar për trafik droge. Visi i Pojës” është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare. Një vit më parë në banesën e tij u zhvilluan kontrolle dhe iu sekuestruan 3 mln euro cash ndërkohë që SPAK lëshoi dhe një urdhër-arrest.

Referuar dosjes italiane kreu i grupit dyshohet se është Adi Çoba, i cili siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. Ai koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, shqiptarë dhe italianë.

Çoba përmendet edhe me pseudonimin Bisha, ndërsa në Durrës iu sekuestrua lokali “Felix Vinum”.

Po ashtu urdhër-arrest është lëshuar edhe për Ligor Çombashi, administrator i kompanisë së autobusëve të linjës Shqipëri- Itali, “Ligori Travel”. Çombashi është arrestuar në orët e para të mëngjesit  në banesën e tij në Sheq Marinas ndërsa mësohet se nuk është një person i panjohur për policinë, pasi në vitin 2016, është arrestuar për kotrabandë mallrash në Vlorë.

Arrest me burg është vendosur edhe për një avokat në Durrës  Armand Tragaj. Sipas prokurorisë Tragaj, rezulton i përfshirë në katër episode të ndikimit të paligjshëm, pasi ka tentuar të korruptojë zyrtarë, mes tyre edhe personazhe të drejtësisë. Tragaj ka qenë ish-sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës.

Ekil Nderjaku është një tjetër i dyshuar si kreu i grupit, të cilit  i është komunikuar në qeli masa e sigurisë “arrest me burg”. Ndërjaku ndodhet i arrestuar pasi  është një prej 6 të akuzuarve për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Në këtë operacion rezultojnë të përfshirë edhe dy punonjës policie. Bëhet fjalë për Altin Morinën, i arrestuar në muajin prill në kuadër të operacionit Revanshi, si edhe Orges Molla i cili konsiderohet si një prej personave kyç në këtë histori.  

Sa i përket televizionet ‘Vlora Cable’ që është sekuestruar në Vlorë, ai rezulton të jetë në pronësi të Nexhmedin Danajt, i cili në emër të gruas Algerta Fejzullau ka një tjetër biznes, "Dubai Inn", në fushën e hoteleri dhe turizmit.

Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Prokurorinë e Barit, lëshuan një sërë urdhër-arrestesh si dhe sekuestruan disa biznese, ku mes tyre dhe dy prej lokaleve më të njohura dhe më të frekuentuara në qytetin e Durrësit, restorantin luksoz “Marquez” dhe “Port Side”.

Mësohet se restoranti “Marquess” i vendosur në një nga pikat pranë vijës bregdetare, në zonën e njohur si Currilat, rezulton të jetë në pronësi të Ervin Zeqirit.

Ndërkohë, lokali tjetër i sekuestruar, “Port Side”, frekuentuar gjerësisht nga të rinjtë dhe turistët është në pronësi të Elvis Doçit, i njohur me nofkën “Visi i Pojës”. Emri i tij lidhet me një nga figurat më të njohura të botës së krimit

Në Itali u sekuestruan, 9 apartamente,4 kompani,7 llogari bankare dhe 3 makina. Ndërsa në Shqipëri 3 Restorante luksoze,1 rrjet televiziv, 1agjenci pasurish të paluajtshme dhe kompani ndërtimi .

Ndër shoqëritë e vendosura ne sekuestro
Portslade, e Elvis Docit (i njohur si Visi i Pojës)
Marquez, në pronësi të Ervin Zeqirit
Felix Vinum, e Adi Çobës
Majestic Konstruksion, e Juxhin Drazhit
Dubai Inn, e Nexhmedin Danajt
Vlora Cable, gjithashtu në pronësi të Nexhmedin Danajt
Një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit

1747841645_nexhmedindanaj.jpg

Nexhmedin Danaj

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/05/2025 04:30

    /Dubai Inn/!! Nese ky emer nuk do te ishte intrigues e nuk do te ngjallte kuriozitet per t'u hetuar kush tjeter.Keta duhet t'i kontrollonin origjinen e parave me te cilat u ndertua edhe pa kete operacion te sotem,vetem per emrin.Perse nga mijera emrash qytete orientale te famshme, ky vete e i ve pikerisht emrin e qytetit qe eshte /safe heaven/per shume kriminele shqiptare-Dubai?!

    Përgjigju
  • Llano Kauri: 21/05/2025 19:47

    Beheni Prefekt ne vend te Sadridit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?